• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U dhunua barbarisht nga burri në mes të Vlorës… historia e trishtë e Marsela Çaushit

by Java News
09/08/2016 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problemet nuk kanë të sosur për Marsela Çaushin, gruan që u dhunua nga ish-bashkëshorti i saj në mes të Vlorës dhe në sy të fëmijëve të saj. Videoja e dhunës, që u përhap menjëherë në rrjetin social dhe solli reagime të ashpra, preku zemrat e mjaft qytetarëve.

Ata kontribuuan me shuma të ndryshme parash në një llogari bankare që u hap posaçërisht pas ngjarjes, që solli edhe arrestimin e dhunuesit Ilirjan Pajo.

Por paratë që iu dhanë asaj për bamirësi i janë mbajtur nga banka, pasi ish-bashkëshorti i saj kishte marrë një kredi në kohën kur ata ishin ende të martuar, ndërsa Marsela kishte dalë si person garant për shumën e marrë.

Pak ditë më parë, Marsela erdhi edhe në Tiranë për të kontaktuar drejtuesit e bankës, por këta të fundit nuk i dhanë dot zgjidhje.

“Panorama” e kontaktoi dje Marsela Çaushin, por ajo shprehet se e vetmja shpresë për të shlyer një pjesë të mbetur të kredisë është kur ajo të punësohet.

marsela caushi

Znj.Çaushi, tashmë ishbashkëshorti juaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me pesë vite burg, a ndiheni më e sigurt tani?

Si të them… edhe po, edhe jo. Po pres se çfarë do të vendosë Gjykata e Apelit.

Vazhdoni të banoni në hyrjen me qira të paguar nga Bashkia?

Po, dhe me sa duket do të jetoj gjatë aty, sipas bisedave që kam bërë me pronarin e banesës Sulo Shehu dhe kryetarin e Bashkisë.

Pas videos së dhunës ju premtuan se do të fillonit punë në një shkollë si sanitare. E keni nisur punën?

Po, më është premtuar se do të futem në punë si pastruese në një shkollë, por kur të fillojë viti i ri shkollor. Më kanë thënë se në muajin shtator do të më caktohet. Edhe fëmijët do t’i çoj në shtator në kopsht dhe në shkollë pa pagesë, sepse tani ato janë të mbyllura.

Përveç banesës, çfarë ndihmash të tjera ju janë ofruar?

Zhurma u bë e madhe, por deri tani asgjë s’më është ofruar, madje edhe ato pak lekë që më dhanë, m’i mbajti banka për kamatat e kredisë që kishte marrë burri, para se të ndaheshim.

Pse jua mbajti banka?

Paratë u mbajtën automatikisht nga banka për të shlyer kredinë që s’e kisha paguar dhe kamatën së bashku. Pas ngjarjes, më hapën një numër llogarie në mënyrë që të më ndihmonin kush të mundej. U mblodhën rreth 1.2 milion lekë të vjetër. Fatmirësisht, 360 mijë lekë i tërhoqa menjëherë dhe u bleva një televizor fëmijëve. Tërhoqa dhe ca të tjera për disa nevoja familjare. Kishin mbetur edhe 700 mijë të vjetra. Por kur më duheshin sërish para, pashë se llogaria ishte bosh.

U ankova këtu në Vlorë, por nuk më zgjidhi njeri. Shkova tek e njëjta bankë në Tiranë, por edhe atje më thanë se kredia bashkë me kamatat kishte shkuar 830 mijë lekë. Paratë i kishin marrë të përmbarimit, pasi llogaria ime ishte hapur në një bankë dhe debitore isha në një tjetër bankë. U interesova dhe më thanë se më kanë mbetur edhe 130 mijë lekë të vjetër.

E paguat këtë shumë?

Jo, nuk kam mundësi. Jam pa asnjë lek. Fëmijët përsëri më kanë mbetur pa bukë. U fol shumë se më kishin dhënë para dhe ndihma të shumta, por ngelën vetëm në propagandë dhe asgjë nuk u bë realitet. Siç të thashë, edhe ato pak para që m’i dhanë qytetarët për bamirësi, nuk erdhën te fëmijët e mi. Ato m’i mori banka, ndërsa fëmijët e mi përsëri janë pa bukë deri në tetor, kur të marr pagën e parë, nëse do të mbahet premtimi dhe të më fusin në punë./Panorama/a.k

Next Post

Vajza dy vjeçare bie nga tarraca e një lokali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In