• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U detyrova të shkoja vetë në selinë e PD-së mbrëmë”, Shpëtim Idrizi zbulon pse u fut në listë të hapur: E vendosa kur…

by S T
13/03/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, deklaroi se ka vendosur të kandidojë në listë të hapur për zgjedhjet e 11 majit, me qëllim mobilizimin e strukturave të partisë.

Idrizi theksoi në një intervistë për News24, se PDIU synon të sigurojë 4-5 mandate, kryesisht në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan.

Ai shtoi se edhe nëse partia do të kishte dy mandate të garantuara në listat e mbyllura, ai do të vijonte të kandidonte në listën e hapur për të forcuar angazhimin e anëtarësisë.

“Vendimin për të qenë në listë të hapur e kam marrë para dy javësh. Ky është rasti dhe në këtë mënyrë ne tentojmë të arrijmë më shumë mandate. Nëse kryetari i partisë do shkonte i vetëm në një listë të mbyllur, do e kisha të pamundur të mobilizoja të gjithë PDIU-në”, u shpreh Idrizi.

Ai konfirmoi gjithashtu marrëveshjen me Partinë Demokratike për pjesëmarrjen e PDIU-së në listat e hapura në nëntë qarqe të tjera, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të saj nga ana e PD-së.

“U detyrova të shkoja vetë në selinë e PD-së mbrëmë për të siguruar që kjo marrëveshje të përmbushej brenda afateve ligjore”, theksoi ai.

Më tej ai tha se në lista PDIU nuk u fut për mëshirë, por për peshën dhe rëndësinë që ka si parti.

“Nuk na ka fut njeri në listë për sadaka e mëshirë. Ne jemi koshientë për peshën tonë, ndaj jemi këtu. Nuk është e lehtë në listë të hapur me këtë Kod, por është rasti të ballafaqohen. Unë e kam bërë dhe më parë, në 2021.

Sot ka një motiv më shumë të kemi një përfaqësim më të fuqishëm, radhën e kaluar kishim më shumë deputetë çamë, në këto zgjedhje nuk kemi përfaqësues. Kjo është arsyeja më shumë që ne të ringrihemi, të bëjmë maksimumin tonë duke dalë vetë të parët.

Jam optimist, por sido që të jetë rezultati, ballafaqimi është gjithmonë i vlefshëm. Jam besimplotë dhe i motivuar”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se: “ky është një koalicion ku secila parti ka peshën e vet”.

Next Post
E dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit, prangoset e dashura e Safet Bajrit

E dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit, prangoset e dashura e Safet Bajrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In