• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“U dënua për vrasje”, Eli Fara: Ish-burrit i shkova me vajzën në burg dhe i kërkova divorcin…

by A R
18/10/2020 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo ka ardhur me një rrëfim ndryshe, këtë herë ajo ka folur për jetën e saj private, për ndarjen nga ish-bashkëshorti në moshë të re dhe me sakrificat që është përballur në jetë.

Ardit Gjebrea: Po prindërit e babait të Marinës si të pritën?

Eli Fara: Më pritën shumë mirë, ata donin ta martonin djalin e tyre.

Ardit Gjebrea: Erdhi Marina.

Eli Fara: Nuk i kisha bërë ende 18 vjeç dhe në të njëjtën kohë punoja edhe si mësuese në një fshat të largët, në Dërsnik.

Ardit Gjebrea: Si shkonte marrëdhënia bashkëshortore?

Eli Fara: Realisht ka qenë me debate sepse brenda meje fillova të hap sytë për çfarë kisha bërë dhe në të njëjtën kohë prisja shumë edhe nga pala tjetër që të ndërgjegjësohej, prisja shumë nga ai. Kemi pasur debate të shumta siç mund të ketë çdo çift. Nuk ishin të këndshme shumë raste dhe ato raste shpesh më çonin në mendimin që nëse nuk do shkonte, unë do ndahesha edhe pse isha bërë me fëmijë.

Ardit Gjebrea: E mendoje ndarjen?

Eli Fara: E mendoja që atëhere.

Ardit Gjebrea: Po ai?

Eli Fara: Ai u mundua me të vetën, hyri në një punë, sigurisht që edhe ai më ka dashur, por karakteri i tij, ishte ai që ishte. Unë isha mësuar me një familje të rregullt, me besim për njëri-tjetrin, me mirësi etj dhe shpesh nuk e gjeja veten.

Ardit Gjebrea: Si u ndave?

Eli Fara: Erdhi dhe një situatë e tillë që ndodhi ndarja sepse ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi të madhe sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë.

Ardit Gjebrea: Ti ke qenë më të gjatë gjithë kohës apo jo?

Eli Fara: Po kam qenë, isha me vajzën dhe jetoja në të njëjtën shtëpi me prindërit e tij. Në gjyqin e parë që u bë pas 6 muajsh ka qenë i gjithë qyteti para gjykatës.

Ardit Gjebrea: Pse?

Eli Fara: Ishin kurioz t’i shihnin çunat kur dilnin, i nxirrnin nga makinat e policisë dhe hynin në gjyq, ishin kuriozë se çfarë do ndodhte, familjarë, të afërm, sepse ishin shumë çuna që ishin përzierë në këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që t’i the boll dhe çfarë bëre, ike tek prindërit, ndejte në Korçë, ike në Tiranë?

Eli Fara: Prindërit ishin me mendimin që unë të kthehesha tek ata, por unë  isha e vendosur që do i dilja ballë vetë çdo gjëje dhe mendoj që ia kam dalë. Nuk mendoj që është faj të gabosh, është faj të rrish në gabim.

Ardit Gjebrea: Ke folur me Marinën, ia ke treguar të gjitha?

Eli Fara: Jo të gjitha, i kam treguar aq sa kam menduar se duhet të dijë. Edhe Marina ka ato kujtimet e veta nga fëmijëria. Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament. 

Next Post
Franca është gati që të dëbojë 231 ekstremistë

Franca është gati që të dëbojë 231 ekstremistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngadalësimi i turizmit dhe kufizimet e kredive, faktorë kyç! Ja çfarë do të shkaktonte ulje çmimesh në prona

Ngadalësimi i turizmit dhe kufizimet e kredive, faktorë kyç! Ja çfarë do të shkaktonte ulje çmimesh në prona

March 31, 2026
Gara për kreun e PD, analisti Fatmir Merkoçi: Tek kjo parti kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën

Gara për kreun e PD, analisti Fatmir Merkoçi: Tek kjo parti kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën

March 31, 2026

Për çfarë duhet të debatojë Partia Socialiste?

March 31, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

March 31, 2026
Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

March 31, 2026
Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

March 31, 2026
Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

March 31, 2026
“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

March 31, 2026
Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In