• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U dënua me një vit burg/ Reagimi i parë i Salianjit: Mafia e lluca s’më trembin, do t’i drejtohem Strasburgut

by Java News
18/12/2019 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I buzëqeshur dhe me tone të qeta ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të gjykatës, e cila e dënoi atë me 1 vit burg për çështjen ‘Babalja’, pasi akuzohet për ‘Kallëzim të rremë’. Në një deklaratë për mediat Salianji tha se ky vendim as nuk e tremb, por e bën më të fortë. Ai tha se gjyqi ishte i montuar nga gjykatës dhe prokurorë që sipas tij i kanë shërbyer bandës së Lushnjës.

“Siç ishte e pritshme, pasi e kemi deklaruar prek kohësh. Një pretencë e shkruar dhe vendimmarrje e shkruar, pa bazuar në prova dhe fakte e ligj. E bazuar në dëshirën politike të kryeministrit. As për sy e faqe nuk priti për të marrë kohën për provat që dorëzuam ne. U abuzua në prova dhe fakte. Në ambicien politike të gjyqtarit dhe anëtarëve të Bandës së Lushnjës, famëkeq në lidhje me vendimin që ka dhënë për lirimin e tyre dhe famëkeq për vendimin e sotëm që i shërben vetëm rrugës së tij politike për t’u futur në PS. Ka disa shkelje të qarta që e bënë këtë vendim të ishte në këtë konkluzion shumë kohë më parë. Po ky gjyqtar në një çështje timen me një përfaqësues të PS është tërhequr për faktin se ishte në konflikt interesi. Nuk ka mafie, llucë, as qelbësira që më ndalin dot dhe s’më izolojnë. Kanë tërhequr në një llum dhe llucë të vogël edhe disa prokurorë dhe disa gjyqtarë që i kanë të partisë së vetë për t’i shërbyer mafias. Kjo nuk më tremb, por më bën modestish, më të fortë, pasi jam unë që jam në nja 50 procese gjyqësore me përfaqësues të PS”, tha Salianji.

Ai shtoi se do ta apelojë çështjen, ndërsa nëse është nevoja, do ta dërgojë atë në Strasburg.

“Gjyqtari është i partisë së tyre. Kjo lloj drejtësie iu shërben mafies. Jam i privilegjuar që jam unë që po luftoj këtë mafia. Unë po denoncoj me emra anëtarët e këtij grupi kriminal. Mua s’më tremb aspak ky lloj dënimi. Ky nuk është kërcënim për burgosje. Këta janë përfshirë në një llum. Do ta apeloj dhe nëse vazhdohet me këtë situatë, do të shkojë çështja deri tek Gjykata e Strasburgut. Sot gjyqtari ishte me Xhafajt, ai ishte me bandën e Agron Xhafajt, pushoi hetimin për të për trafik droge dhe për vëllanë e tij Fatmir Xhafajn, që duhet të ishte dënuar për shpërdorim detyre”, tha Salianji. /e.s/

Next Post
Shifrat e frikshme të njeriut që ndryshoi “El Clasico”, Messi ka shënuar më shumë gola në portën e “Los Blancos”

Shifrat e frikshme të njeriut që ndryshoi “El Clasico”, Messi ka shënuar më shumë gola në portën e “Los Blancos”

Comments 3

  1. Plaku i mire says:
    6 years ago

    E mbani mend si dilte treshja me video projector para nje viti dhe na tregonte serialin e rradhes qe e kishin filmuar ne zyrat e tyre. Me aktoret e rruges duke ju premtuar para’ .

    Reply
  2. Matias says:
    6 years ago

    Pse nuk qesh tani o salianj? Apo aq e kishe? Ty mire te te behet e mase nxen mend dhe keta te tjeret qe mos te flasin me

    Reply
  3. Mariglen says:
    6 years ago

    Harroje karrieren politike tani, po do futesh ne profesion te ri tani keshtu qe merri masat mire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

3 miliard euro të subvencioneve bujqësore të BE-së, zbulohet kush janë miliarderët që përfituan

Fermerët kërkojnë më shumë para, zv.ministri: Fshati duhet të kthehet në një mundësi atraktive për të rinjtë

January 30, 2026
Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

January 30, 2026
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

January 30, 2026
Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

January 30, 2026
“Murseli më tha do vrasësh një biznesmene serbe”, zbardhen dëshmitë e autorëve të ekzekutimit të Liridona Ademajt

Vrasja e Liridonës- Avokati: Familjarët e kanë të vështirë të dëgjojnë dëshmitë e Murselit

January 30, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë arrijnë nivel historik

January 30, 2026
Pas analizave rezultuan me aflatoksinë/ AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia

Siguria ushqimore/ AKU përpunuesve: Refuzimi i qumështit me aflatoksinë, detyrim ligjor!

January 30, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Ndryshimet në polici vijojnë, kush e ka radhën? Ikën drejtori i Policisë Dibër, pezull gara për departamentet

January 30, 2026
Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj: Krenarë, renditemi me dinjitet ndaj shteteve të tjera me rekorde! 

Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj: Krenarë, renditemi me dinjitet ndaj shteteve të tjera me rekorde! 

January 30, 2026
Masakër në Nigeri, 25 të vrarë në sulmin më vdekjeprurës islamist që nga Krishtlindjet

Masakër në Nigeri, 25 të vrarë në sulmin më vdekjeprurës islamist që nga Krishtlindjet

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In