Avokatët e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela apelojnë vendimin e gjykatës për Krime të Rënda. Çela u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite burgim.
Ai akuzohej bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës. Saimir Tahiri pritet ta paraqesë të enjten apelimin.
Tahiri u dënua me 3.4 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe dënimi iu konvertua në shërbim prove.
/a.r