Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi shumë banesa edhe në qytetin e Laçit.
7 pallate u shpallën të pabanueshëm pas dëmeve të mëdha që kishin marrë.
IKMT ka nisur ditën e sotme punën për shembjen e këtyre 7 pallateve dhe procesi është duke u monitoruar edhe nga forcat e policisë.
Të pranishëm janë edhe banorët që kanë jetuar në këto pallat.
/a.r