• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U dëmtua nga moti i keq, Forcat e Armatosura riparojnë urën monument kulture të Orgockës

by A R
14/11/2016 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan riparimin e urës monument kulture të Orgockës në Ersekë.

Për të inspektuar përfundimin e punimeve në këtë urë, ishte edhe ministrja e Mbrojtjes,  Mimi Kodheli, e cila u shpreh shumë e kënaqur që vinte të shihte punimet e FA-ve në një nga zonat siç e quajti ajo më të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme të Shqipërisë.

Më tej ministrja Kodheli foli për rëndësinë që ka kjo urë për banorët e zonës. “Kjo lidh 5 fshatra, por ajo çka është më e rëndësishme, është e çuditshme, por e vërtetë, lidh 5 zona të rëndësishme të Shqipërisë. Kjo nuk shërben vetëm për blegtorinë këtu. Përgjithësisht fshatrat, lëndën e parë e marrin nga një anë e urës dhe e përdorin nga ana tjetër e urës. Por sigurisht është një pikë kyçe që bën të mundur lëvizjen e banorëve në këtë zonë të rëndësishme për jetën e tyre, por më shumë sesa kaq flas për gjithë zonat përreth.”- u shpreh ministrja Kodheli.

Gjithashtu, zonja Kodheli falenderoi xhenierët e Forcave të Armatosura për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë punimeve në këtë urë. “I falenderoj Forcat e Armatosura për mundin, për përpjekjet, për saktësinë me të cilën kanë punuar, për cilësinë me të cilën kanë punuar. Ura mban rreth 10 ton dhe shpresoj të mundësojmë edhe disa kërkesa të tjera që zona ka, sigurisht me ndihmën e Forcave të Armatosura për aq sa ne mund të bëjmë në shërbim të komunitetit, por sigurisht dhe në shërbim të lëvizjes së lirë së Forcave të Armatosura dhe trupave tona kur kjo është e nevojshme.”,- theksoi zonja Kodheli.

Ndërhyrja e fundit në këtë urë është bërë në vitin 1966 nga Forcat e Armatosura. Sërish pas 50 vitesh, janë po Forcat e Armatosura që bënë të mundur riparimin e saj.

Ura e Orgockës mbi lumin Osum lidh fshatrat Orgockë, Kurtes, Qinam, Radovickë dhe zonën e Frashërit në Përmet. Xhenierët e FA riparuan në total 21 metra nga gjatësia e kësaj ure, duke garantuar një peshëmbajtje prej rreth 10 tonësh./a.m.

 

Next Post
Ish-të përndjekurit, Klosi: Tetë këste brenda mandatit të mazhorancës

Ish-të përndjekurit, Klosi: Tetë këste brenda mandatit të mazhorancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In