• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-të përndjekurit, Klosi: Tetë këste brenda mandatit të mazhorancës

by Java News
14/11/2016 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse ende nuk ka një afat se kur do të përmbyllet procesi i dëmshpërblimit, ajo që mund të thuhet me siguri është që brenda 6-mujorit të parë të vitit 2017, ish-të përndjekurit që jetojnë do të kenë përfituar 8 këstet e plota, duke përmbyllur njëherë e mirë këtë odise. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, në një prononcim për gazetën pohoi se për 2400 të dënuar që janë gjallë dëmshpërblimi do të mund të kryhet brenda këtij mandati qeverisës. Pas kësaj, i gjithë fondi vjetor që vendoset në dispozicion do të shkojë për trashëgimtarët, për të cilët ritmet e ndarjes së pagesave kanë qenë edhe më të ngadalta. “Deri në qershor të 2017-s, ne synojmë të përmbyllim procesin e dëmshpërblimit financiar për të gjithë ish-të dënuarit politikë që bëjnë pjesë në kategorinë parësore. Paralelisht do të vijohet edhe me trashë- gimtarët”, tha Klosi.

PAGESAT

Ndryshe nga një vit më parë, këtë periudhë ka pasur vonesa në ndarjen e kësteve. Edhe pse fondi vjetor nuk është zeruar, pagesat kanë mbetur në vendnumëro. Të dënuarit që bëjnë pjesë në kategorinë parësore kanë mundur të tërheqin deri më tani 6 këste, megjithatë duhet thënë se një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk e kanë përfituar ende këtë pagesë. Një gjë e tillë nuk ka kaluar pa shkaktuar pakënaqësi në radhët e të përndjekurve, të cilëve u ishte premtuar edhe ndarja e këstit të shtatë.

Por, me sa duket, për pagesat e mbetura Kryebashkiaku: Sot Tirana është shumë më e pastër Veliaj: Në dhjetor nis nga puna kompania e pastrimit Aksioni i Bashkisë Tiranë për pastrimin e kryeqytetit Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, dje Bashkia e Tiranës nisi aksionin për pastrimin e kryeqytetit. Shiu i ditëve të fundit nxori edhe një herë tjetër në pah problematikën e përmbytjeve në Tiranë, duke shtruar nevojën e një gjetjeje të ngutshme përpara se situata të ngjashme të përsëriten.

Aksionit të së dielës për mbledhjen e mbeturinave iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, si edhe një grup qytetarësh e vullnetarësh, të cilët iu bashkuan thirrjes. Me doreza në duar, qese të zeza dhe jelekë fosforeshentë grupet e pastrimit u shpërndanë në 24 njësitë e Tiranës. AKSIONI Aksioni nisi në orën 08:00 të mëngjesit, nga Kombinati, me pastrimin e varrezave të Sharrës, ku ishte i pranishëm edhe Veliaj, më pas vijoi në të gjitha njësitë administrative. Sipas kryebashkiakut, Tirana aktuale është shumë herë më e pastër nga ajo e një viti më parë.

“Sot Tirana është shumë më e pastër dhe besoj të gjithë e pranojnë këtë, por kemi mundësi për më mirë. Më jep shumë shpresë fakti se ka një brez të rinj qytetarësh, të cilët çështjen e pastrimit e kanë shumë për zemër edhe me shpresë do të sjellin një transformim të një gjenerate, e cila mendon më me kujdes për natyrën”, tha ai. Nisur edhe nga reshjet e fundit, ku mbeturinat shkaktuan mjaft probleme në bllokimin e kanalizimeve, Veliaj u kërkoi qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e plastikës. “Mund të na ndihmojnë edhe ata që nuk kanë dalë për pastrim, mjafton të mos bëjnë pis. Të reduktojmë përdorimin e plastikës, e ambalazheve të tepërta”.

PASTRIMI

Veliaj deklaroi se në dhjetor do të nisë punën edhe kompania publike, një bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Veronës, për pastrimin e kryeqytetit, ndërkohë që janë porositur edhe mjete të tjera me qëllim përmirësimin e kushteve. “Në muajin dhjetor kompania publike, bashkë me Bashkinë e Veronës, do të fillojë operimin në Tiranë. Kemi porositur edhe disa mijëra kosha dhe disa dhjetëra mjete të tjera. Nuk po kursejmë asgjë, që të administrojmë me sukses ato që ka në dorë bashkia. Ashtu si në një familje, nuk është detyra vetëm e nënës nikoqire që të pastrojë, por secili duhet të kontribuojë”, tha Veliaj. ata dhe familjarët e tyre do të duhet të presin vitin e ardhshëm.

Sakaq, edhe më zymtë shfaqet situata për trashëgimtarët. Fondi 6 milionë dollarë që u adresua për këtë kategori ka mbetur i paprekur edhe pse jemi në muajin nëntor. Më herët u tha që do të vijohej me ndarjen e këstit të dytë në kohën kur pritshëmritë shkonin edhe më tej. Por sërish asgjë. Mbi bazën e ndryshimeve ligjore të miratuara 2 vite më parë, për ata që janë gjallë adresohet 70% e fondit vjetor, ndërsa pjesa tjetër shkon për përfituesit e radhës së dytë dhe të tretë. Pas përmbylljes së procesit të dëmshpërblimit për kategorinë parësore, të gjitha paratë do të shkojnë për trashëgimtarët.

Aktualisht nuk ka një skemë të mirëpërcaktuar sesi do të ndahen këstet. Ajo që dihet është se do të respektohet radha e pagesave, që do të thotë ata të cilët kanë marrë një këst, do të përfitojnë të dytin, ata që kanë marrë të dytin do të tërheqin të tretin e kështu në vijimësi.

RIHAPJA E AFATIT

Janë mbi 13 mijë dosje në Ministrinë e Financës që presin të dëmshpërblehen. Por përveç tyre, Qeveria ka në plan të përfshijë edhe ata të dënuar, të cilët kanë aplikuar jashtë afatit dhe që dosjen e kanë në Ministrinë e Drejtë- sisë. Shumë shpejt pritet të kalojnë për miratim disa ndryshime të tjera ligjore, ku më i rëndësishëm është ai për hapjen e afatit. Janë rreth 500 të dënuar që përfitojnë nga rreth 3 mijë dosje të regjistruara jashtë afatit.

ma.me

Next Post
Blofi i “qytetarit dixhital”, Berisha akuzon nipërit e Leskajt për drogën por ajo…nuk ka nipër

Berisha akuzon Ramën e publikon foto nga përmbytjet por...janë të periudhës kur qeveriste vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com