Rudina Hajdari ka reaguar pas lajmeve se është ‘dëbuar’ nga Nisma Thurje.
Vetëm pak orë pas deklaratës së Panio Sokos, i cili u shpreh se bashkëpunimi i projektuar mes tyre kishte kuptim në një realitet me lista të hapura, ka ardhur dhe reagimi i Hajdarit.
“Levizja e re qe po krijojme quhet Nisma dhe pjese e saj jane edhe aktiviste te Nismes Thurje por jo vetem. Jemi nje grupim i larmishem profesionistesh e qytetaret te cilet po kerkojme ndryshim. Nuk e kam ndjekur deklaraten e Panos, por nga komunikimet qe kam patur me drejtues te Thurjes, nuk di te kete terheqje nga projekti. Me vjen mire qe ajo qe po bejme ka kaq shume interes dhe ngjall kaq shume debat ne shoqeri. Ky eshte tregues se po lind dicka e shendetshme,”– u shpreh Hajdari.
/e.rr












Me hajdutin e pulave do beni parti ju?