• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

U damkosëm…!

by Java News
31/07/2015 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spotal.Al

U damkosëm

Pas minutës së 52-të goditjes dhe gjakosjes së futbollistit polak Duda gjatë të ndeshjes Kukësi-Legia e Varshavës për turin e tretë të Europa Leagues, gjyqtari zviceran Stephan Klossner vendosi ndërprerjen e ndeshjes, pasi stadiumi “Qemal Stafa” nuk garantonte siguri. Një rast i pa precedent në futbollin shqiptar e jo më në një garë europiane.

Ajo çka ndodhi në stadiumin “Qemal Stafa” është më shumë se një turp, është më shumë se një skandal. Tifozët sonte “vranë” skuadrën e  Kukësit, por njëherësh “damkosën” futbollin shqiptar. Shqipëria hyri në listën e huliganizmit të futbollit europian, si një vend, i cili nuk është në gjendje të garantojë zhvillimin normal të një ndeshjeje futbolli.

Askush nuk mund të mund të justifikohet, edhe pse një dikush, një rrugaç dhe i paformuar, sonte na ka turpëruar që të gjithëve, sonte na ka damkosur si huliganë në sytë e të gjithë Europës, me të cilën luftuam aq shumë për të kërkuar drejtësi dhe dënuar dhunën, racizmin dhe huliganizmin e tifozëve serbë.

Sonte, edhe është e rëndë ta pranosh, jemi vënë në një radhë me ta. Jemi njësoj si edhe ata 160 tifozë huliganë të Legias, të njohur për bëmat e tyre në Europë, që edhe në Tiranë ishin të gatshëm për të krijuar incidente jashtë, por edhe në çdo situatë të lojës.

E padrejtë të barabitesh me ta, por damkën e huliganizmit e ka marrë futbolli shqiptar, edhe pse sonte personazh ishte skuadra e Kukësit, e cila tani do të përdoret si shembull i keq në të gjitha tavolinat e futbollit europian.

Sonte nuk është koha për të akuzuar, por për të reflektuar! Që të gjithë, se që të gjithë jemi pjesë e kësaj shoqërie ku jetojmë. Damkën e huliganit nuk besoj se do të ketë ndonjë shqiptar ta mbajë mbi supe.

Ajo lahet, jo duke u justifikuar dhe kërkuar fajin tek të tjerët, por vetëm duke reflektuar. Që nga shteti, politika, FSHF-ja, klubet e futbollit, e deri tek njeriu më i thjeshtë, që kërkon të dëfrehet me futbollin dhe të thotë me krenari: Unë jam shqiptar!

Next Post

Qeveria jep me qira 1 mijë hektarë tokë bujqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com