• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U çmenda fare”, sulmuesi brazilian tregon se si Guardiola e bëri të qante

by A R
06/07/2023 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gabriel Jesus ka treguar momentin më të vështirë të karrierës së tij, kur Pep Guardiola e bëri të qante, në kohën kur sulmuesi brazilian luante për Manchester City.

26-vjeçari, i cili aktualisht është te Arsenal, kujton atë që i ndodhi në sezonin 2021-2022, në prag të ndeshjes ndaj PSG, në fazën e grupeve të Champions League.

Për atë përballje, Pep Guardiola vendosi që në vend të Gabriel Jesus të aktivizonte në qendër të sulmit Zinchenkon, mbrojtësin e majtë, duke ulur në stol brazilianin.

“Futi Zinchenkon në sulm. Çmenduri! Një ditë më parë, në stërvitje, as nuk e aktivizoi fare Zinchenkon, ndërsa unë isha sulmuesi kryesor. Ditën tjetër, dy orë para ndeshjes, tha që ai do të ishte në formacion, në vendin tim. Madje, Zinchenko më tha me të qeshur se i vinte keq për mua. E përjetova shumë keq. Nuk hëngra, shkova menjëherë në dhomën time duke qarë, telefonova nënën sepse kisha nevojë të flisja. I thashë se doja të ikja fare nga grumbullimi”, kujton Gabriel Jesus.

Braziliani nuk doli në nxemjen para ndeshjes për shkak të inatit që kishte me Guardiolën. Pavarësisht kësaj, trajneri i Cityt e aktivizoi atë në pjesën e dytë, në vend të Zinchenkos, në të vetmin zëvendësim që bëri. Fati donte që të ishte pikërisht Gabriel Jesus ai që shënoi golin e fitores 2-1 ndaj PSG në atë ndeshje.

/a.r

Next Post
192 mijë rrufe në 11 orë, çfarë ndodhi pas shpërthimit të vullkanit Tonga një vit më parë

192 mijë rrufe në 11 orë, çfarë ndodhi pas shpërthimit të vullkanit Tonga një vit më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com