
Pasi kaloi 68 vite në burg, Joseph Ligon tashmë 83-vjeçar, po shijon lirinë.
Ai ishte 15 vjeç kur u dënua me burgim të përjetshëm në 1953 për pjesëmarrje në një varg grabitjesh dhe sulmesh me një grup adoleshentësh të dehur në Filadelfia.
Dy njerëz vdiqën si rezultat i atyre krimeve, megjithëse Ligon ka thënë gjithmonë se ai nuk vrau askënd.
Në 2012, Gjykata e Lartë vendosi që dënimet e detyrueshme të përjetshme të vendosura ndaj të miturve përbënin një dënim mizor dhe të pazakontë dhe kështu ishin antikushtetuese.