Ambasada e SHBA në vendin tonë me anë të një njoftimi një javë më parë u bënte thirrje qytetarëve amerikanë qe jetojnë në Shqipëri që të shmangnin disa destinacione si bare dhe restorante në Tiranë.
Të kontaktuar nga emisioni Quo Vadis në Vizion Plus se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, cila është arsyeja e thirrjes që qytetarët amerikanë të mos vizitojnë këto bare dhe restorante në kryeqytet, Ambasada thekson se thirrja vjen pasi është pritoritet për të mbrotjur shtetasit amerikanë kudo ku ata ndodhen.

Pa dhënë detaje specifike, ambasada vijon në përgjigjen e saj se ambasadat dhe konsullatat e SHBA nëpër botë japin mesazhe STEP ëpr tu dhënë mundësi qytetarëve amerikanë të mbrojnë veten.











