• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U bëra top në lojë dhe qeshnin me mua”/ Rama: Ata janë një i dalë nga brava e një bisht varreje, ju votoni që të vijë rruga këtu

by Java News
26/02/2022 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Peshkopi në kuadër të Këshillimit Kombëtar teksa ka bërë fushatë për kandidatin socialist për bashkinë e Dibrës në zgjedhjet e 6 marsit dhe ka sulmuar kandidatët e opozitës.

Basha i cilësoi kandidatët, ‘një i dalë nga brava dhe tjetrin bisht vareje’, ndonëse tha se nuk ka asgjë personale me ta, por ‘politikisht janë një i dalë nga brava, një bisht vareje’.

Ai tha më tej se rrugën deri në Peshkopi e bën vetëm PS.

PJESË NGA FJALA E RAMËS

Zgjedhje me një kandidat që ka dalë nga vrima e bravës, një si bishti i varesë, dhe thonë zgjidhni. Janë produkte bravash dhe varresh. Unë nuk i njoh fare, s’kam asnjë problem personal, s’dua t’i bëj të ndihen keq si persona. Por politikisht janë një i dalë nga brava, një bisht vareje. Dibra duhet të votojë për të zgjidhur hallin se a vlen më shumë brava, apo duhet më shumë vareja. Kjo nuk ka lidhje me hallet e Dibrës dhe qytetarëve dhe të demokratëve. Me Dibrën ka lidhje, lidhja e rrugës që të mos vish deri në Klos për 30 minuta dhe pastaj të duhet një orë e pak deri këtu.

Do jetë më e shkurtër rruga. kjo është çështja për Dibrën. Kush do e bëjë atë? Me varre do e zgjidhni Dibrën, apo do i vini bravën tunelit. Se dy ka. Ka tre në fakt, por e treta është e vërteta. Dy ka. O do kapni bravën t’ia vini tunelit, ose do merrni varenë dhe të hapni rrugën. Kurse e treta e vërteta është që vazhdojmë punën ne, pastaj dibranët si ta kenë. Unë them vazhdojmë punën, tani që deri besoj edhe disa muaj vjen vera dhe tuneli është i hapur të bëjmë dhe lidhjen edhe këta që rrinë tek hoteli i Astritit, që janë socialistë dhe demokratë, paria e Dibrës dhe trashëgimtarët e Skënderbeut të lidhen direkt, nga hoteli i Astritit deri në Tiranë.

Ndaj vota në 6 mars është votë për këtë punë se unë i di dibranët, i di tashi se u bë kohë e gjatë që i di, për shkak të detyrës kuptohet. Kur kam ardhur për herë të parë në Dibër në një mbledhje këtu, nuk mora vesh asgjë çfarë thanë. Të gjithë qeshnin, u bëra top në lojë, hudh e prit mu, 2 metra top dhe i mësova. Tani gjithë ky tangërlllëku i madh me shku për një bravë, ose një bisht vareje turp i madh. Ose të rrijë në shtëpi fare, se ia bëjmë ne rrugën. Se për të premtuar e premtuan ata, por për të bërë ne. Të rrinë në shtëpi fare, por mos ta ulin veten kaq shumë.

Dhe tek hoteli i Astritit me sheqerparen historike dhe me bravën demokratike nuk shkon. Është skandal. Nuk e di a ka ardhur ndonjë demokrat fshehtas këtu, por edhe nëse nuk kanë ardh i keni fqinj, merrini e thojini nuk shkon. Kur thonë dibranët të japin ujë në bisht të lugës kanë të drejtë, por ujë në bisht të varesë nuk ka. As ujë në bisht të bravës nuk ka. Kështu që edhe për të mirën e atij kampi, kush e do atë punë të rrijë sa të ikin të dy. Duhet të ikin të dy, jo njëri.

Duhet hapur brava dhe duhet futur vareja në magazinë. Kjo për pak humor se qeshim se nuk qajmë dot për atë hall. Po e mbyll me këshillimin kombëtar, do iu lutesha ta plotësojnë. Sa ku më shkruajnë mua në Facebook 7 komente se kjo punë është kot, të plotësojnë pyetjen. Ne do ta bëjmë këtë edhe vitin tjetër. këshillimin kombëtar do ta kthejmë në një urë komunikimi me të gjithë.

Kijeni parasysh, vërtetë pritët gjatë, por rruga e Arbrit tani është bërë realitet. Mua mos më kërkoni llogari dhe për ata që ju kanë shaluar në rrena para meje dhe ju kanë lënë të prisni me dekada. nëse ka pasur vonesë dhe nga ana jonë, vonesat nga ana jonë janë vonesa që ne nuk i kemi në dorë. Pse u ktheva këtu. Sepse rrugën e arbrit tani që e kemi aty duhet ta sjellim këtu. këtu duhet ta sjellim ne, se nuk ka kush e sjell tjetër po nuk e sollëm ne. Më të mirë se ne nuk ka, jo s’ka. Kështu që duhet të sjellim Rrugën e Arbrit këtu se është vërtetë tani…ne Klosin e duam shumë, por që Klosi të parakalojë Peshkopinë është e rëndë. Kështu që do ta përballojmë dhe disa kohë./m.j

Next Post
Lufta në Ukrainë/ Polonia refuzon të luajë ndaj Rusisë, ‘Leva’: S’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë

Lufta në Ukrainë/ Polonia refuzon të luajë ndaj Rusisë, ‘Leva’: S’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In