• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U bëmë për 1 lek!

by Lutfi Dervishi
06/08/2022 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit të naftës me 1 lek, ose 0.008 euro kapi të papërgatitur ekspertët, analistët vendas dhe të huaj, shoqatat e biznesit dhe të turistëve dhe sigurisht edhe opozitën dhe popullin opozitar! Edhe vetë qeveria mbeti pa fjalë.

Shoqatat e Turizmit në Shqipëri njëzëri e përshëndetën vendimin e bordit për të ulur çmimin e naftës me 1 lek dhe e quajtën lajmin më të mirë të sezonit. Tanimë, edhe Jugu i vendit që ka patur një sezon të vështirë, do të rigjallërohet. Me 1 lek më shumë në xhepat e tyre turistët vendas do të shpenzojnë më shumë.

Më herët Banka e Shqipërisë, ndërsa përshëndeti vendimin e Bordit si një vendim historik me implikime pozitive në spiralin e pritshëm të rritjes ekonomike, bërë një sqarim të detajuar në një përpjekje për të mos mbiçmuar lekun dhe për të mos e dëmtuar më tej euron dhe dollarin.

Deri dje kur flisnim për 1 lek, sqaroi një zyrtar i Bankës, kishim ne mendje monedhën me peshë 3.00 gr, me diametër 18 mm, me formë të sheshtë që është prej materiali përzierje baker-zink (çelik i veshur me baker)  dhe që është në qarkullim në Shqipëri prej vitit 1997. Por sot me vendimin e Bordit të Transparencës, flasim për një monedhë që merr vlerën e arit të zi. Sot motorrët e ekonomisë shqiptare janë vënë në lëzizje dhe janë gati për një hop cilësor.”

“Kjo është shenja më e sigurtë se ne tani po dalim nga kriza që ka kapur gjithë botën. Për këtë arsye qeveria tërhiqet nga paketa e dytë mbështetëse që kishte planifikuar për pensionistët dhe bizneset, sepse thjesht tani nuk është më nevoja. Ky lajm i bordit, – tha një zëdhënës i qeverisë- është edhe një shuplakë për opozitën që na është qepur me gurë në trastë dhe na ka bërë për një lek në sytë e shqiptarëve”.

Agjencitë turistike raportuan për një lum kërkesash për të ardhur në Shqipëri! “Nuk ka më dhoma të lira deri në fund të shtatorit” – tha kryetari i shoqatës së agjencive turistike!

Konfindustria e cilësoi lajmin si ogur të mbarë për ekonominë e vendit dhe një garanci më shumë për investitorët e huaj që pritet të vërshojnë në Shqipëri.

“Klima e biznesit e rënduar nga konflikti i tejzgjatur politik, dhe akuzat krejt të pabaza për korrupsion në çështjen e incineratorëve, është përmirësuar në nivelin e vendeve nordike”.

Turistët e ndodhur në Shqipëri, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me të mësuar lajmin se nafta është ulur me 1 lek, u dyndën në 1370 pikat e karburantit në gjithë vendin, duke bllokuar qarkullimin për disa orë. Bllokim të përkohshëm pati edhe në pikat e kalimit kufitar, pasi shtetas të vendeve fqinjë nxituan të furnizoheshin me naftë në Shqipëri!

Tronditja që kaploi Shqipërinë u pasua menjëherë nga një tërmet i fortë në tregjet financiare dhe në vetë bursën e naftës. Euro dhe dollari pësuan rënien më të madhe karshi lekut që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Për shkak të mbylljes së bursave aziatike, jeni japonez doli më pak i dërrmuar pas këtij vendimi  befasues të Bordit të Transparencës. Çmimi i naftës në bursë ra 8.7 USD për fuçi.

Komisioni Europian, G-7 dhe G-20 me një deklaratë të përbashkët, përshëndetën vendimin e Bordit dhe vlerësuan kontributin e ekonomisë shqiptare “në këtë kohë kur nga fronti i ekonomisë në përgjithësi dhe energjisë në veçanti marrim vetëm lajme shqetësuese.”

Një burim i Komisionit të BE-së, në kushtet e anonimatit, pranoi se me këtë lëvizje Shqipëria “ka bërë aq sa për të hapur dhe mbyllur 15 kapituj menjëherë”.

Vëzhguesit e jetës politike shqiptare nga Brukseli thanë se “1 lekshi” pritet që të ulë temperaturat e larta politike në vend.

“Protestat që po planifikonte, shoqëria civile dhe partitë e opozitës tashmë mund të quhen të asgjesuara, dhe në anën tjetër, temë debati në ditët e nxehta të gushtit,  pas vendimit historik të Bordit, nuk pritet të jenë më as zjarret, as skandalet e supozuara, as akuzat për korrupsion. Të gjithë tani do të flasin për 1 lekshin. Të jemi të sinqertë deri në fund, Shqipëria me këtë vendim na ka bërë për 1 lek”

P.S. Me rastin e vendimit historik të Bordit të Transparencës, qeveria do të organizojë më 13 gusht një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Next Post
Tajvani: Stërvitjet ushtarake të Kinës duket se po simulojnë sulm

Tajvani: Stërvitjet ushtarake të Kinës duket se po simulojnë sulm

Comments 1

  1. Kaso Polo says:
    3 years ago

    Për 1 lek, je bërë ti o Brut-Lut….
    Faqezi
    Delenxhi
    Jallanxhi
    Lëpirës i kockave si qën i Berishës dhe Ilir Metës.

    Reply

Leave a Reply to Kaso Polo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Meksikën. Momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Meksikën. Momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

January 2, 2026
“Zgjohet” Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Europë. Pamjet virale

“Zgjohet” Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Europë. Pamjet virale

January 2, 2026
“Më pushoi pasi më ngacmoi s*ksualisht”- Violinisti i njohur akuzon aktorin Will Smith për abuzim: Ja çfarë më tha pas takimit

“Më pushoi pasi më ngacmoi s*ksualisht”- Violinisti i njohur akuzon aktorin Will Smith për abuzim: Ja çfarë më tha pas takimit

January 2, 2026
Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Peqin, 2 të lënduar

January 2, 2026
Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

January 2, 2026
E diela mbuloi Shqipërinë me dëborë, por si parashikohet moti për javën e ardhshme

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Në zonat malore të qarkut të Vlorës priten reshje dëbore

January 2, 2026
Borë edhe në Dajt, ja temperaturat për ditën e sotme

Automjete të bllokuara nga dëbora në Qafë Thore, drejtuesit denoncojnë mungesën e borëpastrueseve

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com