• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U arrestuan në Greqi për eliminimin e Irakli Davellës, kush janë dy shqiptarët, dyshohen si vrasës profesionistë

by S T
27/01/2025 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia greke dyshon se dy shqiptarët e arrestuar sot në Athinë, Jenis Tulja e Mirjan Guveli, janë vrasës profesionistë me pagesë. 44-vjeçari Jenis Tulja nga Tirana, është i skeduar në Greqi edhe si Denis Ruci, ndërsa 45-vjeçari nga Saransa Mirjan Guveli është i skeduar edhe si Mario Guveli. Ata rezultojnë pothuajse të pastër penalisht në Greqi, pasi më parë kanë qenë të arrestuar njëri për një rast të kapjes së një sasie të vogël droge dhe tjetri për një vjedhje të vogël.

Nga kontrolli në banesat e tyre në “Nea Smyrni” dhe “Peristeri”, janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri “Kallashnikov” dhe 1 armë zjarri “Scorpions”.

Në 15 dhjetor 2024, pasi kanë hapur zjarr në Thermomakedonon ndaj 47-vjeçarit Irakli Davella dhe 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa, dy të dyshuarit janë larguar me një automjet “Renault” Kadjar të cilit i kishin vendosur targa false. Pas vrasjes mjetin e kanë parkuar në një park në Nea Smyrni. Policia ka zbuluar mjetin dhe e ka mbajtur në mbikëqyrje. Disa ditë më pas, dy persona janë afruar dhe kanë ndërruar targat e mjetit si dhe kanë lyer me klor kabinën e mjetit. Gjatë kohës që kanë qenë nën vëzhgim nga policia, njëri nga dy të dyshuarit ka udhëtuar 5 herë drejt Shqipërisë.

Vëllai i Jenis Tuljas, shtetasi Fation Tulja 40 vjeç, rezulton i arrestuar në prill 2024 në Tiranë me një armë zjarri pistoletë pa leje.

Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli banojnë prej vitesh në Athinë, teksa i pari rezulton pronar edhe i një kafeneje në “Petroupoli” të Athinës.

Next Post
Vendimi i Apelit për PD nxjerr në pah domosdoshmërinë e rekursit në Gjykatën e Lartë

"Qesharake!", Ibsen Elezi: Lëvizja e Bashës, e dirigjuar nga Berisha! Ja çfarë pritet të ndodhë euroatlantikët

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Shtrydhni si limonin,deri sa ti beni te flasin, e te tregojne aktivitet e tyre kriminale,policia juaj eshte me shume eksperience.Le te mbesim me shprese se hetimet nga policia greke,do te zbulojne aktivitetin e tyre,vrases me pagese.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In