U arrestua për ryshfetin 2 mijë euro, SPAK nis hetimet për takimet e paautorizuara në paraburgim të ish-shefit të Rrugores: I shkuan në qeli dy shefa komisariatesh 

Prokuroria e Posaçme ka nisur veprimet hetimore përfshirë marrjen në pyetje të disa zyrtarëve policorë, lidhur me takimet e paautorizuara me të paraburgosurin për korrupsion Roven Zeka.

SPAK ka marrë deklarimet e të paktën 2 shefave të komisariateve në kryeqytet, ndërsa është sekuestruar edhe një pajisje telefonike. Ndërkohë, edhe një biznesmen ka qenë subjekt i hetimit të prokurores Elida Kaçkini.

Organi hetues ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, si dhe ka pyetur personat përgjegjës në Bllokun e Sigurisë në “Mine Peza”, për të hedhur më tepër dritë mbi takimet me të paraburgosurin dhe qëllimin e tyre.

Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku, ranë në pranga disa ditë më parë  në kuadër të një hetimit të SPAK, dhe dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet, për manipulimin e provave për një aksident rrugor, të shkaktuar nga bashkëshortja e një biznesmeni.

GJKKO ka dhënë edhe masat e sigurisë arrest me burg për të tre të dyshuarit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com