• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U arrestua para se të merrte mandatin, Fredi Beleri për mediat greke: Nuk ia harroj kurrë Ramës që…

by S T
29/10/2024 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeti Fredi Beleri, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ka folur për mediat greke lidhur me vizitën e tij në Shqipëri.

Pak para se takimi i tij me kryeministrin Rama të anulohej, Beleri është shprehur se nuk do të harroj kurrë që sipas tij, kryeministri Rama nuk e la të përfaqësonte qytetarët e Himarës.

“Është sigurisht shumë e trishtueshme dhe nuk do të harroj që me procedurat e grushtit të shtetit nuk më la të përfaqësoja qytetarët e Himarës që më zgjodhën kryetar bashkie. Nuk do ta harroj kurrë këtë, por tani siç e dini me lëvizjen e kryeministrit më përdorin si kandidat dhe me besimin e qytetarëve grekë jam deputet në Parlamentin Europian”, ka thënë ai.

Ai tha se edhe nëse nuk takohet me Ramën, por me përfaqësuesit e tij, do u shpreh atyre qëndrimet e minoritetit grek.

“Kushdo që të vijë dhe në të gjitha takimet që do të kemi, unë do të shpreh qëndrimet tona që është e drejta e pakicës për vetëvendosje, për pronë, për gjuhë dhe për arsim në të gjitha nivelet dhe të gjitha këto të drejta, të cilat abuzohen nga ndërkombëtarët. Konventat i ka nënshkruar edhe Shqipëria dhe fatkeqësisht deri më sot nuk janë respektuar”, theksoi ai.

Eurodeputeti grek ka thënë se Greqia është e vendosur në politikën e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por sipas tij, çështja është se çfarë do të bëjë Shqipëria.

“Greqia është e vendosur në politikën e saj dhe me korrektësi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Çështja është se çfarë do të bëjë Shqipëria. Topi është tashmë në fushën e Shqipërisë. Nëse zoti Rama dhe administrata shqiptare duan Europën, shtëpia jonë e përbashkët ka rregulla dhe ato duhen respektuar”, theksoi ai.

Next Post
Sherr mes dy personave në Lezhë, një i plagosur, shkak prona

EMRAT/Shisnin drogë në lokale nate dhe pranë shkollave, arrestohen 7 persona në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In