Sot pritet të njihet me masën e sigurisë, Viktor Marku i arrestuar për ekzekutimin e Hekuran Billës në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit.
Seanca pritet të zhvillohet në orën 09:45, ndërsa ditën e djeshme, seanca për Markun u shty, pasi gjykata ka kërkuar që të vihet në dispozicion të saj procedura e ndalimit e më pas arrestimit të Viktor Markut nga autoritetet malazeze.
Marku ka refuzuar pjesëmarrjen në krim, ndërsa ka deklaruar se ditën e vrasjes ai ka qenë në Mal të Zi.
Një ditë më parë, avokati i tij Ilir Murati deklaroi se klienti i tij është arrestuar pa urdhër ndalimi.
Sipas avokatit, nga sistemi TIMS rezulton se Marku ndodhej në Mal të Zi që prej muajit Janar. Sa i takon nipit të Markut, Sebastian Mali, avokati tha se ai është një student i shkëlqyer i Juridikut.
Viktor Marku, u arrestua në Mal të Zi, i cili kishte hyrë ilegalisht dhe tentoi që të largohet që andej me identitet tjetër, por u prangosu.
Mbrëmjen e 11 majit u ekzekutua Hekuran Billa në lagjen Kristal në Tiranë, Billa është personi që në 2006 ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait të Viktorit në Angli, të ndjerit Prel Marku.
Për këtë krim në pranga janë Viktori dhe nipi i tij, të cilët e kanë kryer në bashkëpunim thotë policia duke përdorur edhe skemën e një mjeti me qira të marrë tek një firmë private.
g.kosovari