• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U arrestua padrejtësisht!”/ Bien akuzat për ish-drejtorin e burgut të Reçit, Prokuroria pushon hetimet ndaj Ervis Zikës

by Java News
01/10/2022 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Shkodrës ka pushuar dosjen penale ndaj Ervis Zikës, i cili shërbente si drejtor i Burgut të Reçit në Shkodër. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Prokuroria e Shkodrës e ka cilësuar të pabazuar në prova dhe ligj ndërhyrjen për arrestimin e Zikës në kohën që ishte në krye të detyrës, në muajin Prill të këtij viti.

Për rrjedhojë, çështja e ngritur me shumë urgjencë dhe nxitimthi nga ministria e Drejtësisë, me pretendimet se në burgun e Reçit ishte vjedhur 150 litra naftë dhe se drejtori i burgut të Reçit Ervis Zika, fuste sende të palejuara në qelitë e të dënuarve, tashmë është mbyllur.

Prokuroria e Shkodrës ka dalë në përfundimin se sasia prej 150 litra naftë e marrë nga Ervis Zika përmes tollonave në një subjekt privat, është hedhur në makinën private të tij, pasi makina shtetërore e përdorur nga ish-Drejtori i Burgut të Reçit, ka pasur difekt teknik. Për pasoja, për dy javë Ervis Zika, është detyruar të kryejë funksionet e detyrës së tij, me makinën private.

Gjatë hetimeve të kryera dhe marrjes në pyetje, Zika në asnjë moment nuk ka pranuar akuzat, duke pohuar se kishte qënë vetë ai që kishte denoncuar vjedhjen e karburantit në burgun e Reçit. Në kallëzimin që Zika kishte paraqitur në prokurori para se të arrestohej, pretendonte një dëm financiar që lidhet me mungesën e 40 mijë litrave naftë në burgun e Reçit. Kjo sasi është konsumuar në rrethana të mistershme, pasi burgu i Reçit nuk ka kryer aq shumë shërbime, për të konsumuar sasinë prej 40 mijë litra naftë.

Por, pavarësisht se vetë Zika kishte bërë kallëzim, në muajin prill u largua nga detyra dhe u arrestua. Vetëm pak orë pas arrestimit të tij, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, urdhëroi komandimin e Drejtorit të ri të këtij burgu, Seit Vuçaj.

Nuk dihet si do të procedohet me postin që mbante Zika, për të cilin prokuroria ka dalë në përfundimin se është larguar në mënyrë të padrejtë, por hetimet për naftën vazhdojnë. Dyshimet janë se karburanti është vjedhur dhe më pas shitur në treg të zi./m.j

Next Post
‘Monstra’ vrau foshnjën 11 muajshe, gruan dhe veten/ Autopsia zbulon detaje tronditëse nga krimi makabër në Greqi, në trupin e fëmijës…!

'Monstra' vrau foshnjën 11 muajshe, gruan dhe veten/ Autopsia zbulon detaje tronditëse nga krimi makabër në Greqi, në trupin e fëmijës…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

September 14, 2026
Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

September 14, 2026
Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

September 14, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

September 14, 2026
Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

September 14, 2026
Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

September 14, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com