Liam Osmani, i cili u arrestua brenda shtëpisë së ‘BBV3’, ka hyrë në Shqipëri para 10 ditësh nga Rinasi.
Burime për Report Tv Tv, bëjnë me dije se para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.
Liami rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro.
Ndërkohë video e mëposhtme tregon momentin kur banorët e tjerë të Big Brother njoftohen për arrestimin e konkurrentit.
/a.r