• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A u anulua vizita e Tsipras?

by A R
27/03/2018 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burime pranë qeverisë greke refuzuan të komentojnë publikimet në shtypin shqiptar, sipas të cilave kryeministri Tsipras e ka anuluar vizitën në Tiranë.

Këto burime kanë thënë se përgjigjia pozitive e Aleksis Tsiprasit ndaj ftesës që i drejtoi në janar kryeministri Rama gjatë samitit të Davosit mbetet në fuqi dhe data e realizimit do të përcaktohet në rrugë diplomatike.

Në fakt, ka qenë një deklaratë e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, se vizita e shefit të tij në Shqipëri do të mund të realizohej para Pashkëve ortodokse që janë më 8 prill.

Por kjo deklaratë ishte bërë në fund të muajit janar, para se presidenti shqiptar Ilir Meta të refuzonte dhënien e plotfuqishmërisë për negociatat Tiranë-Athinë.

Supozohej se Tsipras e Rama do të takoheshin pikërisht për të “festuar” nënshkrimin e marrëveshjes paketë për problemet e nxehta midis të dy vendeve.

Mirëpo vonesa në fillimin e negociatave, duket se e zhvendosi afatin kohor që kishte deklaruar Ministri i Jashtëm grek, pra fillim prillin.

Por sipas analistëve grekë me të cilët komunikoi Ora News, ka dhe një arsye tjetër, më të fuqishme që mund ta shtyjnë për më vonë vizitën e kryeministrit grek në Shqipëri.

Dhe kjo situatë lidhet me situatën tejet të acaruar në raportet midis Athinës dhe Ankarasë, që është tensionuar edhe më shumë javët e fundit pas arrestimit dhe mbajtjes në burgjet turke të dy ushtarakëve grekë që kishin kaluar kufirin.

Sipas analistëve, situata me Turqinë është kaq e vështirë saqë nuk përjashtohet të pezullohen përkohësisht apo të shtyhen për më vonë, edhe negociatat që Athina po zhvillon me Shkupin për zgjidhjen e çështjes së emrit./OraNews/a.m.

Next Post
Bllokadë të gjithanshme Rusisë? Në rrezik botërori…

Bllokadë të gjithanshme Rusisë? Në rrezik botërori...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

October 30, 2026
SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

October 30, 2026
Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

October 30, 2026
Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 30, 2026
Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

October 30, 2026
“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

October 30, 2026
Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

October 30, 2026
OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In