• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U ankua se i kanë hequr emrin nga Dropulli, ministria e Brendshme nxjerr bllof Vangjel Tavon

by Ardit Rada
19/11/2020 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të ish-ministrit të LSI Vangjel Tavo, i cili në një deklaratë publike tha se qeveria i ka hequr emrin nga Dropulli pa asnjë kërkesë të tijën i dhe e kanë caktuar tjetërkund, duke e quajtur këtë një skandal me synimin për pengimin votuesve, reagon Ministria e Brendshme.

Permes nje njftomi te publikuar dhe ne rrjetin social, kjo Ministri nxjerr bllof ish deputetin e LSI, teksa ka publikuar ekstraktin e listave të zgjedhësve për 25 prillin, ku shihet se emri i Vangjel Tavos është në Dropull me numër rendor 370.

Deklaratë e plotë Ministrisë së Brendshme:

Duke marrë shkas nga insinuatat e papranueshme të ish-deputetit Vangjel Tavo, të cilat janë amplifikuar më pas nga disa përfaqësues politikë dhe mediatikë, Ministria e Brendshme e gjen të nevojshme të informojë publikisht se:

  1. Deklaratat e bëra publike në datë 18.11.2020 në rrjetet sociale nga ish-deputeti Vangjel Tavo janë absolutisht të pavërteta.
  2. Asnjë çregjistrim arbitrar nuk është kryer, as për shtetasin Vangjel Tavo, as për familjarët e tij dhe për asnjë person tjetër, as në Dropull dhe as në ndonjë vend tjetër.
  3. Në zbatim të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Ministria e Brendshme ka publikuar deri tani 2 herë ekstraktet e listave e zgjedhësve për zgjedhjet e datës 25 prill 2021. Këto lista janë afishuar në mjediset e bashkive dhe njësive administrative në të gjithë vendin, ku përfshihet natyrisht edhe Bashkia Dropull.
  4. Në mënyrë paralele ekstraktet e listave zgjedhore janë të publikuara në Portalin e-Albania, në të cilin çdo qytetar ka mundësi të verifikojë qendrën e tij të votimit.
  5. Në të njëjtën kohë, Ministria e Brendshme, nëpërmjet Gjendjes Civile, me anë të shkresës nr. 7944/1, të datës 03.11.2020, i ka dërguar Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim një kopje elektronike të ekstraktit të fundit zgjedhor të bërë publik.
  6. Në këto kushte, kanë ekzistuar të gjitha mundësitë që z.Tavo dhe partia ku ai bën pjesë, të verifikonin se asnjë lloj zhvendosje nuk është bërë, as për atë dhe as për personat e tjerë për të cilët aludohet në mungesë totale përgjegjshmërie.
  7. Siç mund të shihet edhe në listën e publikuar në mjediset e hapura të Bashkisë Dropull, një foto e së cilës i bashkëlidhet kësaj deklarate, shtetasi Vangjel Tavo është pjesë e saj me numrin rendor 370, Qendra e Votimit 4286/1, pranë Shkollës 9-vjeçare Jorgucat. Në po të njëjtën listë janë edhe emrat e familjarëve të z.Tavo.
  8. Shfaqja e emrit të shtetasit Tavo në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, në adresa të tjera të pronave të tij në Tiranë, apo në ndonjë vend tjetër, nuk ka lidhje dhe as nuk mund të ndryshojë qendrën e tij të votimit, por vetëm sa pasqyron një fakt sipas ligjit.

Në këto kushte, Ministria e Brendshme hedh poshtë me vendosmëri të gjitha përpjekjet për të dezinformuar opinionin publik përmes përhapjes së qëllimshme të informacioneve të rreme, të cilat nuk i bëjnë nder autorëve të tyre.

Ministria e Brendshme fton aktorët politikë dhe mediatikë që të përmbahen nga publikimi i lajmeve të pavërteta që lidhen me këtë temë, duke i lutur që të shfrytëzojnë mundësitë e shumëfishta për verifikimin e tyre në listat e publikuara, pranë bashkive, në listat që kanë marrë ose mund të marrin në çdo kohë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile si dhe portalin e-Albania, ku mundësia e verifikimit është e hapur për cilindo.

Ministria e Brendshme garanton qytetarët se do të zbatojë me rigorozitet absolut të gjithë detyrimet dhe përgjegjësitë ligjore dhe institucionale në zbatim të Kodit Zgjedhor.

 

Next Post
Nga sharjet deri tek vrasjes, drejtori i Urgjencës tregon kërcënimet drejt “127”: Si gjyqtari na tha se do ju ndjek penalisht

Shoferi që kërkon të bëhet deputet

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    5 years ago

    Edhe me LSI edhe grek, eshte si shume per nje njeri te vetem!

    Reply

Leave a Reply to Kometa 001 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In