• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U angazhuan dronë, helikopterë dhe 2 mijë efektivë, Policia bën bilancin javor: Janë asgjësuar 5241 bimë narkotike

by Java News
25/09/2023 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka bërë të ditur përmes një njoftimi se gjatë javës që lamë pas, janë asgjësuar 5241 mibë narkotike.

Sipas Policisë, bimët narkotike u gjetën të kultivuara në Shkodër, në Krujë, në Lezhë dhe në Tropojë.

Gjithashtu bëhet e ditur se për arritjen e këtyre rezultateve, janë angazhuar 2 mijë punonjës policie, dhjetëra dronë dhe helikopterë, për të rikontrolluar territorin, nga ajri dhe nga toka.

Reagimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Vijon rikontrolli i imtësishëm i territorit, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “FOKUSI”.

2 000 punonjës policie, dhjetëra dronë dhe helikopterë, për të rikontrolluar territorin, nga ajri dhe nga toka.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë javës që lamë pas, u asgjësuan 5241 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në Shkodër, në Krujë, në Lezhë dhe në Tropojë.

✅3155 bimë narkotike janë gjetur gjatë kontrollit të terrritorit të qarkut Shkodër, në kuadër të fazës së 17-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra”.

2856 bimë janë gjetur në fshatrat Gjuraj, Kasnec, Brashtë, Nenmavriq, Lekaj, Nicaj, Ndërlysaj, Çilkok, Plan dhe Kir, të bashkisë Shkodër;

219 bimë janë gjetur në fshatrat Kroni i Madh dhe Qerret, të bashkisë Vau i Dejës;

80 bimë janë gjetur në fshatin Armiraj të bashkisë Fushë Arrëz.

✅Si rezultat i kontrolleve në malësinë e Krujës, në kuadër të fazës së 39-të të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar 1485 bimë narkotike.

✅Në qarkun Lezhë, në kuadër të fazës së 40-të të operacionit policor të koduar “Imazhi”, janë asgjësuar në total 570 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

220 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Zhejë ndërsa 82 bimë janë gjetur në fshatin Skuraj, të njësisë administrative Mamurras.

268 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Gërnac të njësisë administrative Milot.

✅Në Tropojë, në kuadër të fazës së 11-të të operacionit të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, janë gjetur dhe asgjësuar 31 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Strukturat e drejtorive vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Tiranë, në drejtimin e Prokurorive respektive, vijojnë hetimet për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjitha zonat e vendit, duke përdorur helikopterë dhe dronë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë./m.j

Next Post
“S’dua më hakmarrje, por Drejtësi”/ Hodhi miliona për vrasjen e 7 personave, Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos

“S’dua më hakmarrje, por Drejtësi”/ Hodhi miliona për vrasjen e 7 personave, Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

November 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

November 2, 2026
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

November 2, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In