• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U akuzuan për trafik armësh e municionesh, gjykata i dënon për armëmbajtje pa leje

by Java News
03/04/2016 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE – Gjykata për Krimet e Rënda ka shfryrë një operacion policor të përcjellë me bujë në shkurt 2014 për zbulimin e një grupi kriminal që merrej me trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Kosovë.

Mes të arrestuarve, që më pas u dërguan si të pandehur në gjykatë, ishin edhe dy punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, të dyshuar si të përfshirë në këtë linjë trafiku.

Makina ku ishin fshehur armët
                                 Makina ku ishin fshehur armët

Pas 35 seancash shqyrtimi gjyqësor, Gjykata për Krimet e Rënda e ka vlerësuar të paprovuar akuzën e prokurorisë për “trafik të armëve dhe municiont”. Në vendimin përfundimtar gjykata ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale, duke i fajësuar ata për akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Të pandehurit e kësaj dosjeje janë Fadil Sula, i dyshuar si organizator i grupit, ish-inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracioni, Kukës dhe Abedin Plaku, Erion Zisko dhe Lorenc Zyli.

Sipas vendimit të shpallur pak ditë më parë, i pandehuri Sula u dënua me 9 vjet heqje lirie, Plaku me 7 vjet dhe Zisko u dënua me 6 vjet, të tre për akuzën e mbajtjes së armëve luftarake. Për të pandehurin Lorenc Zyri, i cili, përveç armëmbajtjes, u fajë- sua dhe për “prodhim e shitje të narkotikëve”, gjykata dha një dënim me 8 vjet burg. Sipas Prokurorisë, për Krimet e Rënda hetimi ndaj të pandehurve u zhvillua në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Punëve Brendshme.

Sipas hetimit, inspektori i policisë, Fadil Sula, në kohë të ndryshme, që prej fillimit të vitit 2012 e në vazhdim, ka kryer trafikimin e armëve dhe municionit luftarak nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës.

Nga të dhënat dyshohej se armatimi sigurohej në zonën e Gramshit në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kundrejt përfitimit në vlera të konsiderueshme monetare.

Në kuadër të hetimit, më 11 shkurt 2014 i dyshuari Sula ka udhëtuar nga Kukësi në Tiranë e më pas në Gramsh, ku ka ngarkuar në automjet një sasi të madhe fishekësh në vendin e quajtur diga e hidrocentralit të Banjës nga bashkëpunëtoret e tij, Zyli, Zisko e Plaku nga rrethi i Gramshit.

Armët u gjetën dhe u bllokuan në një postbllok policor të ngritur në hyrje të qytetit të Kukësit. Gjatë operacionit për arrestimin e tyre u bllokuan dhe sekuestruan 16 kuti metalike me 11520 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm dhe një kuti metalike me 1260 fishkë pistolete kalibër 7.62 mm, një automatik model 56, 171 fishekë luftarakë mod 56 kalibër 7.62 mm, një dylbi dhe pjesë të tjera armësh, shula e gjilpëra. Panorama

Next Post

Këto 10 shtete mund të zhduken plotësisht rreth vitit 2100, ja se kush (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com