• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

U akuzua se ka pastruar paratë e ish-ministrit Beqaj, reagon Ermal Mamaqi: S’jam përfshirë në asnjë skemë

by Java News
12/01/2024 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi prej ditësh është bërë pjesë e kronikave të lajmeve, pasi e kanë akuzuar se ka dalë në hetimet e SPAK, si pjesë e skemës së pastrimit të parave me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke lëshuar disa fatura fiktive nga biznesi ku ai është 50% aksioner.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ermal Mamaqi ka thyer heshtjen duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në ato akuza që janë hedhur ndaj tij, duke theksuar se s’ka bërë asnjë shkelje ligjore dhe nuk është i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash.

Aktori u kërkon të gjitha mediave që kanë shkruar për të, që t’i heqin lajmet, pasi do të përballen me pasojë ligjore. Mamaqi  shprehet se i kanë shkaktuar dëme psikologjike, morale dhe ekonomike.

“Nisur nga një lajm i rremë që po qarkullon së fundmi dua të bëj një sqarim për fansat dhe dashamirësit e mi, gjithashtu kam një kërkesë të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që në mënyrë të qëllimshme ose prej mungesës së profesionalizmit, kanë kontribuar në shumëfishimin e kësaj të pavërtete.
Nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash dhe nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore, ndryshe nga çfarë po përflitet.

Ky informacion i rremë, i shpërndarë nga disa media dhe gazetarë të cilët kanë shkelur me të dyja këmbët etikën dhe parimet e profesionit të tyre, ka shkaktuar dëme psikologjike, morale dhe ekonomike.

Për rrjedhojë, ju bëj thirrje që të përgënjeshtroni dhe fshini të gjithë lajmet në adresën time lidhur me këtë çështje, pasi në të kundërt, ndaj çdo subjekti të përfshirë do të ketë një ndjekje ligjore ku secili do përballet me pasojat që parashikon ligji.

Ndërsa atyre që janë angazhuar në fyerje dhe shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes, dua t’ju them se nuk është kjo mënyra për t’u ndjerë më mirë, apo për të ngushëlluar veten”, shkruan aktori i humorit.

Ermal Mamaqi vijon më tej duke thënë se kush ka të vërtetën me vete nuk i trembet asgjejë, ndërsa thotë se puna që ai di të bëjë është arti, duke njoftuar  edhe dy projekte të tjera filmike.

“Kush ka të vërtetën me vete nuk i trembet asgjëje. Dhe e vërteta ime është puna që bëj, sakrificat e mia, arti im.

Në fund, dua ta mbyll me një lajm të mirë për të gjithë ata që më kanë mbështetur këto ditë dhe që kanë qëndruar pranë meje. Shumë shpejt lançoj dy projekte të reja filmike, do të shihemi në trajnimet për vetëzhvillimin dhe në shumë projekte të reja të cilat do t’i zbuloj në muajt në vijim.

Këto janë punët e vetme që di të bëj dhe falë tyre gëzoj çdo gjë që kam. Shihemi së shpejti, Ermali”, mbyll reagimin e tij aktori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)


/f.s

Next Post
Kanabis në shtëpi, babë e bir ‘surprizohen’ nga policia në Malësi të Madhe

Kanabis në shtëpi, babë e bir ‘surprizohen’ nga policia në Malësi të Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Bookmakers-at nxjerrin pretendentët për t’u shpallur kampionë

Zyrtare, FIFA: Pushimi i finales së madhe do të zgjasë “vetëm” 17 minuta!

July 17, 2026
Finalja e Botërorit, Laporta: Nëse arbitri s’do jetë i njëanshëm Spanja ka shanse të mëdha për ta fituar

Finalja e Botërorit, Laporta: Nëse arbitri s’do jetë i njëanshëm Spanja ka shanse të mëdha për ta fituar

July 17, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare Brenda Fricker, fituese e Oscar dhe ylli i “Home Alone 2”

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare Brenda Fricker, fituese e Oscar dhe ylli i “Home Alone 2”

July 17, 2026
VIDEO / “O Gono, e shite apo jo vilën?” Balla sfidon Shehajn, kreu i Mundësia: Publikuat shtëpinë e fëmijëve të mi

VIDEO / “O Gono, e shite apo jo vilën?” Balla sfidon Shehajn, kreu i Mundësia: Publikuat shtëpinë e fëmijëve të mi

July 17, 2026
Në Shangai mbahet Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026

Në Shangai mbahet Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026

July 17, 2026
DETAJE/ Vrasja e Edmond Sulës, ekzekutori nuk përdori makinë, u largua përmes pyllit

DETAJE/ Vrasja e Edmond Sulës, ekzekutori nuk përdori makinë, u largua përmes pyllit

July 17, 2026
Fjalimi i parë si lider i ri i Laburistëve, Burnham premton ndryshim: Do t’u rikthejmë britanikëve besimin dhe shpresën

Fjalimi i parë si lider i ri i Laburistëve, Burnham premton ndryshim: Do t’u rikthejmë britanikëve besimin dhe shpresën

July 17, 2026
Programi i ri i financimit për bizneset, Salla: Fermerët dhe sipërmarrjet agro-ushqimore do të kalojnë në një standard të ri zhvillimi

Programi i ri i financimit për bizneset, Salla: Fermerët dhe sipërmarrjet agro-ushqimore do të kalojnë në një standard të ri zhvillimi

July 17, 2026
“Zvërneci”/ Rama nga Brukseli: Do bëjmë një projekt që është krenari për Shqipërinë dhe Europën

“Punimet drejt përfundimit, hapësirë e re për turistët”, Rama publikon pamjet e shëtitores së re në Ksamil

July 17, 2026
Sulmet amerikane godasin infrastrukturën energjetike të Iranit, Teherani u kërkon qytetarëve të ulin konsumin e energjisë

Sulmet amerikane godasin infrastrukturën energjetike të Iranit, Teherani u kërkon qytetarëve të ulin konsumin e energjisë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In