Gykata e Lartë ka refuzuar kthimin në detyrë të ish-zëvendësdrejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi.
Vendimi është marrë sot, edhe pse Shkëmbi vetë ishte tërhequr gjithashtu nga rekursi. Prej dhjetorit 2020 ish-numri 2 i operacionit forca e ligjit vijon të jetë i pezulluar nga detyra. Artan Shkëmbi ishte vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”.
Artan Shkëmbi akuzohet se ka publikuar informacione për dy persona që ishin nën hetim dhe dekonspiruar veprimet hetimore që po kryheshin. Akuza lidhet me shpërdorimin e detyrës duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj.
Autoritetet gjermane dyshojnë se Shkëmbi dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Prronin dhe Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania.
Për Prronin dhe Vukajn, Gjermania kishte kërkuar verifikimin e pasurive në Shqipëri pasi po hetoheshin si pjesëtarë të një organizate kriminale. Por, të rinjtë e morën këtë informacion përmes platformës Enchrochat, me anë të një fotoje. Ky informacion ishte përcjellë vetëm pak çaste pasi Artan Shkëmbi ishte loguar në sistemin e të dhënave Deep See./m.j