Ka ndërruar jetë në spital, 62-vjeçari që u aksidentua një javë më parë në fshatin Dragush të Lezhës.
Policia bën me dije se shtetasi V. B. ka humbur jetën ditën e sotme, në spital, ku ndodhej prej datës 07.02.2025.
Njoftimi
Në lidhje me aksidentin e ndodhur më datë 07.02.2025, në fshatin Dragush, ku u përplasën motomjeti me drejtues shtetasin J. M., 75 vjeç, dhe motomjeti me drejtues shtetasin V. B., 62 vjeç, dhe për pasojë 62-vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa 75-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës, informojmë se:
Shtetasi V. B. ka humbur jetën ditën e sotme, në spital, ku ndodhej prej datës 07.02.2025.