• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

U abuzua nga roja/AMA apel medias: Kujdes! Mos publikoni të dhëna që identifikojnë të miturën!

by Java News
01/06/2020 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive kanë reaguar duke bërë një deklaratë për mediat pas rastit të Kamzës ku roja i shkollës dhe tre të rinj, dy prej tyre nxënës përdhunuan të miturën pas kërcënimeve dhe shantazheve me video.

AMA u bën thirrje medieve që të jenë të kujdesshme dhe të mos publikojnë të dhënat personale, të privatësisë dhe kofidencialitet. Sipas AMA-s, informacione të tilla të bëra publike, që i bën fëmijët të identifikueshëm në rastet kur ato janë viktimë e një ngjarjeje të rëndë, ndikojnë në riviktimizimin e fëmijës dhe rehabilitimi i tyre bëhet shumë i vështirë më pas.

“Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dënojnë rëndë çdo formë të abuzimeve seksuale me fëmijët, brenda dhe jashtë rrethit të tyre familjar. Abuzimi seksual me fëmijët është një nga format më të rënda të dhunës ndaj fëmijëve. ASHMDF po punon me Njësitë vendore për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe partnerët e saj për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve dhe rehabilitimin e tyre. AMA, duke e konsideruar mbrojtjen e fëmijëve si prioritetin kryesor të saj, është e angazhuar për të mbrojtur fëmijët nga transmetimet e dëmshme audiovizive, duke apeluar ndaj operatorëve audiovizivë për të respektuar normat ligjore dhe etike, si dhe të mbajnë parasysh interesin më të lartë të fëmijëve.

ASHDMF dhe AMA nxisin qytetarët dhe komunitetet përreth fëmijëve të denoncojnë sa më shpejt çdo rast të dyshuar apo konstatuar të abuzimit me fëmijët. Vetëm raportimi i shpejtë do të mundësojë parandalimin e abuzimeve dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima. Gjithashtu, nisur edhe nga ngjarjet e fundit të rënda të abuzimeve seksuale me fëmijët,ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si këto raste janë raportuar në media.

Mediat e shkruara, portalet online, por edhe mediat audiovizive kanë paraqitur rastet me detaje, kanë intervistuar të afërm të fëmijës, duke bërë të mundur identifikimin e fëmijëve viktima të abuzimit. Gjithashtu, mediat ka publikuar detaje nga banesa, zonës administrative, qytetit ku ka ndodhur ngjarja, me pasojë identifikimin e mundshëm të fëmijës.

Publikimi i këtyre të dhënave është në shkelje të parimeve ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar, ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe të Kodit të Transmetimit, një kuadër ligjor që sanksionontë drejtat e fëmijëve për të qenë të mbrojtur, për ruajtjen e të dhënave personale, privatësisë dhe kofidencialitet. Informacione të tilla të bëra publike,që i bën fëmijët të identifikueshëm në rastet kur ato janë viktimë e një ngjarjeje të rëndë, ndikojnë në riviktimizimin e fëmijës dhe rehabilitimi i tyre bëhet shumë i vështirë më pas.

Parimet bazë që mediat duhet të njohin dhe respektojnë, bazuar në legjislacionet kombëtare dhe ndërkombëtare shprehin qartë mbrojtjen që gëzojnë fëmijët në media. Nga parimi kryesor që është interesi më i lartë i fëmijës, burojnë parime të tjera për mos diskriminim, respektimi i jetës private, familjare, banesës, e korrespondencës, mbrojtja e moralit dhe e dinjitetit të fëmijës.

Mediat kanë për detyrë të respektojnë etikën, sidomos kur ato transmetojnë lajme që kanë të bëjnë me fëmijët. Në çdo publikim, media duhet të konsiderojë mbrojtjen e interesit të fëmijës para çdo interesi tjetër. Transmetimi i figurës apo detajeve mbi ngjarjen që e bëjnë lehtësisht të mundshëm identifikimin e plotë të të fëmijës viktimë, janë në kundërshtim të plotë me parimet kryesore që media duhet të respektojë.

ASHDMF dhe AMA kanë ndjekur me shqetësim publikimin e lajmeve mbi ngjarjet ku janë përfshirë fëmijët viktima. Bazuar në ligjin nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve” dhe në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, apelojmë ndaj mediave, përfshirë dhe ato audiovizive për të respektuar parimet e ruajtjes së privatësisë dhe kofidencialitetit të fëmijës. Gjithashtu, u bëjmë apel mediave të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të bëhen partnerë në parandalimin e abuzimeve me fëmijët, duke denoncuar edhe normat dhe sjelljet sociale që influencojnë abuzimin seksual të fëmijëve” mbyllet deklarata.

Next Post
Protestat për vdekjen e 46-vjeçarit/Vjen rradha e Kinës të sulmojë SHBA-në për racizmin

Protestat për vdekjen e 46-vjeçarit/Vjen rradha e Kinës të sulmojë SHBA-në për racizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In