• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tyson Fury mposht Kliçkon, boksi ka një mbret të ri

by Java News
29/11/2015 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tyson Fury ka sfiduar Wladimir Klitschko në atë që ka qenë ndeshja më e shumëpritur e viteve të fundit në boks për peshat e rënda. Fury, i pamposhtur në 24 ndeshje, ka synuar të bëhet njeriu i parë që mund gjigantin ukrainas që nga koha kur Lamon Brewster e ka befasur 11 vite më parë. Histori që është përsëritur mbrëmjen e sotme me boksierin anglez që ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, duke u bërë kampioni i ri i peshave të rënda.

Dy boksierët janë ndeshur përballë 50,000 tifozëve në “Esprit Arena” në Dyseldorf. Kjo përballje duhej të ishte zhvilluar në shtator para se Kilitchko të kërkonte shtyrjen pas një dëmtimi të pësuar në pulpë. Sfida e mbrëmjes së sotme nuk ka qenë shumë emocionuese, ndërsa dy boksierët janë mundur më shumë të mbrohen sesa të sulmojnë.

Fury ka bërë atë që duhej për të vjedhur raundet, ndërsa Klitschko është dukur i frikësuar nga rivali i tij dhe nuk ka provuar në asnjë moment të sulmojë. Boksieri anglez ka dominuar shtatë raundet e para të sfidës, edhe pse nuk ka bërë asgjë spektakolare për sa i takon sulmit. Fury ka fituar betejën psikologjike dhe ka neutralizuar çdo strategji që Klitschko mund të kishte përgaitur para ndeshjes.

Sulmi i parë i vërtetë ka ardhur në raundin e nëntë kur Fury ka befasuar kampionin e botës me një goditje të fortë me të djathtën, ndërsa Klitschko ka arritur të ruajë ekuilibrin dhe të mbijetojë për të luftuar në raundin pasardhës. Ukrainasi është zgjuar në raundin e fundit duke goditur disa herë anglezin, por ka qenë shumë vonë, ndërsa Fury ka fituar me vendim unanim të tre gjyqtarëve. Anglezi ka befasuar botën dhe Klitschkon duke u bërë kampioni i botës në peshat e rënda. (Telesport)

Next Post

F1 / Radha e nisjes për Çmimin e Madh në Abou Dhabi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In