• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tymuese e kapsolla ndaj Bashkisë Tiranë, protestuesit tentojnë të futen me forcë

by Java News
15/11/2018 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e zonës së “Astirit” kanë zbarkuar sot sërish para bashkisë, duke protestuar kundër prishjes së banesave të tyre. Ata po sulmojne me veze, tymuese dhe kapsolle bashkine, ndersa therrasin ne kor “Nuk jemi shpellarë, por qytetarë”

Ata kërkojnë takim me përfaqësues të bashkisë Tiranë për të gjetur një zgjidhje që çon në shpronësimin e tyre. Turma i është afruar kordonit të policisë duke tentuar ta çajnë atë dhe të futen në Bashki.

Këshilltarët bashkiakë të Tiranës  kane bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak si një formë proteste, për të qenë përkrahë banorëve të Unazës së Re.

Pronarët do të shpronësohen 100% ndërsa ata që i kanë shtëpitë pa leje do marrin tre vite qira dhe do të trajtohen me përparësi për banesa sociale, deklaroi sot ministria e energjetikes dhe infrastruktures

Për projektin e Unazës së Madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha

Cfarë parashikohet në rendin e ditës

1.    P/Vendim “Për miratimin e sistemimit të fëmijës, E.S, pranë Qendrës së Zhvillimit Pëllumbat, Tiranë”.

2.    P/Vendim “Për dhënien e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme, për disa familje që banojnë në territorin administrativ të Bashkisë Tiranë”.

3.    P/Vendim “Për trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”.

4.    P/Vendim “Për miratimin e kompensimit ushqimor për fëmijet e familjeve në nevojë në shkollat ku po implementohet projekti pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë” nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”.

5.  P/Vendim “Për miratimin e dhënies së ambientit në përdorim të Organizatës Shoqërore të Përkrahjes së të Rinjve- ARSIS, me destinacion për Qendër Sociale, në zbatim të projektit “Ngritja e Shërbimeve për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi, neglizhimi, dhuna dhe shfrytëzimi në Tiranë”, nëpërmjet vënies në punë të qendrës multidisiplinare në Njësinë Administrative Nr.7”.

6.   P/Vendim “Për mbylljen e përkohshme të Qendrës Sociale “Shtëpia e Përbashkët”.

7.   P/Vendim “Për miratimin në parim të dhënies me qira të sipërfaqes prej 810 (tetëqind e dhjetë) m2, pjesë e pasurisë nr.4/673, zona kadastrale 8330, me emërtimin “Parku i transportit Tiranë”, në pronësi të Bashkisë Tiranë”.

8.    P/Vendim “Për miratimin në parim të dhënies me qira të sipërfaqes prej 810 (tetëqind e dhjetë) m2, pjesë e pasurisë nr.4/673, zona kadastrale 8330, me emërtimin “Parku i transportit Tiranë”, në pronësi të Bashkisë Tiranë”.

9.    P/Vendim “Për dhënien e miratimit për zhvillimin e pronave nr. 1/921, 1/188, 1/922, zona kadastrale 8250, në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe miratimin e marrëveshjes së sipërmarrjes midis Bashkisë Tiranë dhe subjektit “Startek” sh.p.k.

10.  P/Vendim “Për dhënien e pëlqimit për miratimin e akt marrëveshjes paraprake midis Bashkisë Tiranë dhe subjektit “Arlis-Ndërtim” sh.p.k, për ndërtimin e një godine disa katëshe në funksion dhe favor të Bashkisë së Tiranës në shkëmbim te lirimit të ndërtesës në pronësi të Bashkisë së Tiranës të ngritur mbi truall me pronar privat, zona kadastrale 8250, në pronësi të Bashkisë Tiranë”.

11.  P/Vendim “Për disa ndryshime në vendimin nr.132, datë 21.12.2017 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018- 2020 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2018, i ndryshuar”.

12.   P/Vendim “Për miratimin e raportit të pasqyrave financiare të konsoliduara për vitin 2017’’.

13.   P/Vendim “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe rregullat e zënies së hapësirës publike në Bashkinë e Tiranës”.

14.   P/Vendim “Për shqyrtimin dhe miratimin e listës së sipërfaqeve të tokave bujqësore të pandara në Njësitë Administrative Zall- Herr, Pezë dhe Shëngjergj të gatshme për t’u dhënë me qira”.

15.   P/Vendim “Për disa ndryshime në vendimin nr.39, datë 23.05.2016 e Këshillit Bashkiak “Për përcaktimin e linjave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë e Tiranës, mënyrën e organizimit të shërbimit dhe përcaktimin e stacioneve të qëndrimit të autobusëve të shërbimit në këto linja (i ndryshuar)”.

16.   P/Vendim “Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të disa pronave të paluajtshme shtetërore, që do të përdoren për ushtrimin e detyrave të saj funksionale në fushën e infrastrukturës”.

17.   P/Vendim “Për miratimin e procedurës së vlerësimit, nxjerrjen jashtë përdorimit dhe asgjesimit të teknikës së transportit në inventar të Bashkisë Tiranë”.

18.   P/Vendim “Për dhënien e miratimit për vendosjen e memorialit të Holokaustit në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, Tiranë”.

a.ç

Next Post
Tifozët kuqezi vendosin foton e Adem Jasharit në Beograd

Tifozët kuqezi vendosin foton e Adem Jasharit në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In