• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tymnaja dhe e vërteta e rrugës Kardhiq-Delvinë

by Java News
28/06/2022 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli 

Kardhiq-Delvinë është një rrugë e rëndësishme për turizmin e Rivierës Shqiptare. Ky aks i ri rrugor i mundëson qytetarit dhe turistit të bëjë rrugën Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt.

Ai po ashtu, lehtëson trafikun e makinave drejt Sarandës dhe ndihmon banorët e zonave të thella malore të Tepelenës dhe Leskovikut të sjellin produktet e tyre të freskëta dhe bio në hotelet dhe motelet turistike të bregdetit Jon. Projekti fillestar i rrugës u miratua në vitin 2007 dhe e ndau këtë rrugë të gjatë 33 kilometra, në 8 lote (segmente për t’u ndërtuar).

Tymi i loteve

Këtu nis tymnaja e parë. Qortuesit mediatikë dhe partiakë të rrugës flasin për ndarjen në tetë lote(segmente) në vitin 2018, kur ky projekt është përgatitur dhe kjo ndarje ka ndodhur 11 vite më parë, në vitin 2007. Tymi për ndarjen në tetë lote në vitin 2018 (loti i 8-të i planifikuar për sinjalistikë rrugore për tërë gjatësinë e rrugës dhe rivitalizim të skarpateve) shërben për të ndihmuar akuzat se kosto e rrugës u fry nga 50-60 milionë euro në 108 milionë euro këto vitet e fundit, ngaqë erdhën lotet e reja.

Nuk është e vërtete që ndarja e loteve ka ndodhur pas vitit 2018. Në vitin 2008 janë prokuruar dhe janë nënshkruar kontrata për 3 lote (loti 1, 2 dhe 3)  dhe nuk është e vërtetë që është prokuruar vetëm 1 lot. Këto lote konsistonin në përmirësimin e parametrave të rrugës ekzistuese e shtrirë në një terren fushor dhe pa probleme gjeologjike.

Megjithëse në kushte të favorshme gjeologjike dhe ndërtimore, kalvari i punimeve ka zgjatur për një dekadë (2008-2017), për shkak të keqmenaxhimit dhe keqadministrimit teknik dhe financiar të këtyre loteve. Megjithë projektin e miratuar, këto lote mbeten per 10 vite të  papërfunduara, si dhe shumë rrugë të tjera, të cilat u prokuruan me vetëm 100,000 leke fonde të angazhuara në buxhet në momentin që lidheshin kontratat, duke krijuar miliona euro dëme financiare për palët e treta.

Në vitin 2014, me financimin e marrë nga FMN dhe me fonde të tjera buxhetore, qeveria realizoi shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe gjeti zgjidhjet për problematikat teknike të hasura gjatë punimeve. Të tre lotet e para përfunduan ne vitin 2017.

Loti 1,2, dhe 3 janë kontrata të nisura që prej vitit 2007 dhe me çmime sipas manualeve shtetërore të vitit 2005, disa herë më të ulta sesa manuali i çmimeve të vitit 2015, mbi të cilin janë projektuar të pesë lotet e tjera.

Lotet 1,2 dhe 3, edhe pa paraqitur problematika teknike, kanë implikuar kosto shtesë dhe për shkak të keqadministrimit të kontratave, duke u zgjatur përtej kohës së llogjikshme për t’i përfunduar

Plotësimi i gjysmagjelit

Rruga Kardhiq-Delvinë i ngjante një gjysmagjeli gjigand, me punime të nisura dhe të përfunduara vetëm në pjesën fushore të saj.

Rruga duhej mbaruar, por ngelej 70 përqind e punës pa bërë dhe pjesa më e vështirë dhe malore e rrugës. Në vitin 2018, qeveria prokuroi dhe nënshkruai kontratat për lotet 4, 5 dhe 6, të cilat shtrihen në gjurmë tërësisht të re, në një terren të thyer malor, me gjeologji komplekse dhe e shoqëruar me vepra arti të mëdha dhe me masa inxhinierike të kushtueshme.

Shtesat e punimeve për këto 3 lote te tjera u realizuan për shkak të fenomeneve gjeologjike të paparashikuara, të evidentuara gjatë kryerjes së punimeve. Sipas kushteve ligjore, shtesat e kontratave negociohen me të njëjtin kontraktor për arsye të pamundësisë së ndarjes së punimeve dhe kompleksitetit të rradhës teknologjike të punëve.

Loti më sfidues

Loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë ose ndryshe Tuneli i Skërficës, për shkak të kompleksitetit dhe risqeve të shtuara në projektim, u vendos në vitin 2019 të realizohej sipas parimit projekto-ndërto. Sipas këtij parimi, shteti  i delegon të gjitha risqet e projektimit tek sipërmarrësi privat, të cilat për veprat e llojit tunel janë mjaft të larta, për shkak të kompleksitetit të veprës dhe të panjohurave që paraqet kjo tipologji vepre. Ky lot kushtoi 17.8 mln euro. Tuneli mundëson që, nga ky aks rrugor, udhëtimi Tiranë-Sarandë të bëhet 45 min më shpejt.

Tymnaja dhe e vërteta

Është shumë vështirë të krahasosh kostot e dy rrugëve, edhe nëse do të jenë me karakteristika të ngjashme. Asnjë inxhinier ndërtimi që respekton veten nuk e merr përsipër krahasimin, pasi është një ushtri parametrash që duhen vënë në balancë. Tymuesit tanë partiakë dhe protagonistë falsë të një shoqërie civile në gjueti të dëshpërueshme fondesh, nuk mendohen gjatë ku realizojnë tymnajën rreth një vepre rrugore.

Përsa i përket rivitalizimit të skarpateve nga terreni malor në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ku tymnaja thotë se u shpikën punime në lotin e tetë, këto punime nuk kanë qenë të parashikuara në asnjë nga projektet, por lindin si detyrim i zgjatjes së jetëgjatësisë së veprës, uljes së kostove të mirëmbajtjes, rritjes së sigurisë rrugore dhe minimizimit të impaktit mjedisor të veprës në tërësi.

Trajtimet e rivitalizimit konsistojnë kryesisht në vendosjen e rrjetave mbrojtëse për rënien e gurëve dhe gjelbërimin e skarpatave. Këto masa do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet e mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor dhe do të ulin në mënyrë të konsiderueshme numrin e aksidenteve rrugore.

Next Post
“Të parët qëlluan ata të mbrojtës së votës të PD-së”/ Hoxha: Një kamera sigurie ka filmuar vrasjen e Xhuvanit

“Të parët qëlluan ata të mbrojtës së votës të PD-së”/ Hoxha: Një kamera sigurie ka filmuar vrasjen e Xhuvanit

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    AnaluA e Cocolit per rrugen Jardhiq -Delvine eshte shume e shpjegueshme nga ana ekonomike por kush flet per abuzime ?Eshre Eno Bozgo qe per tenderat dhe rrugen w kombit qe i shkoi kosto 1 miliard dhe nuk mbaroi duhet te ishte ne burg per 30 vjet ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Michel de Montaigne dhe Shefqet Peçi

January 23, 2026
Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

January 23, 2026
Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve

Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In