Një zjarr ka rënë në bodrumet e Ministrisë së Brendshme mbrëmjen e së premtes. Dëshmitarët kanë parë tym që dilte nga bodrumi i Ministrisë.
Në vendngjarje shkuan me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Mësohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme të vogla materiale. /a.rada