• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tym me pushtetin

by
01/06/2015 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Artisti i dytë në rezidencën shqiptare për vitin 2015, Nico Angiuli ka çelur një ekspozitë ku prezanton rezultatin e kërkimit të tij artistik në Tiranë. Është një lloj arti të cilin e ka zhvilluar për mëse një vit, që prej qëndrimit si rezident në Tirana Art Lab vitin e kaluar.

Projekti vjen nën titullin “Vallja e mjeteve. Duhani” është rezultat i një pune kërkimore njëvjeçare në Shqipëri dhe specifikisht në rrethin e Shkodrës. Hulumtimi dhe puna e prodhuar gjatë qëndrimit të tij në Tirana Art Lab është pjesë e një projekti afatgjatë mbi teknikat dhe teknologjitë e shoqërive rurale, industriale dhe post-industriale në zonën e Mesdheut, në bashkëpunim me komunitetet lokale, fermerë, artistë, valltarë, historianë dhe ekspertë të industrisë agrikulturore. Qëllimi përfundimtar është krijimi i një video-arkivi për dokumentimin e gjesteve kryesore të përdorura në fushën e agrikulturës në shoqëritë perëndimore.

Në Shkodër, Nico Angiuli në bashkëpunim me një grup fermerësh dhe artistë vendas, ka hulumtuar mbi kultivimin dhe prodhimin e duhanit. Marrja si pikënisje kultivimin e duhanit dhe zhvillimet historike, sociale, ekonomike dhe kulturore të lidhura me të, i ka mundësuar Angiuli-t punën me materiale arkivore, në Shqipëri dhe Itali, si dhe të takohet me ekspertë vendas, artistë dhe historianë duke dhënë si rezultat krijimin e një projekti tejet kompleks.

Ekspozita “Tym. Biomekanika e Pushtetit” tek Tirana Art Lab, përmban tre punime në video të realizuara në Shqipëri, një instalacion skulpturor si dhe materiale të përzgjedhura të grumbulluara gjatë hulumtimit. Një ekspozitë hulumtuese mbi marrëdhënien midis pushteit, agrikulturës dhe punës.

Next Post

Der Standard: Greqia do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com