• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Tym i zi si të shpërthente bomba”, e mbijetuara e autobusit në Bullgari rrëfen përjetimin e tmerrshëm

by A R
25/11/2021 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mbijetuarit e tragjedisë së përplasjes dhe djegies së autobusit në Strumë kanë rrëfyer ngjarjen e përbindshme të parë nga sytë e tyre. Sipas deklaratave, pjesa më e madhe e njerëzve ishte në gjumë, por janë zgjuar të trembur e mes klithmave kur kanë parë flakët e zjarrit. Xhami i thyer ka qenë e vetmja rrugë shpëtimi për 8 personat që arritën t’i shpëtonin gjuhëve përpirëse të zjarrit.

Pasagjerja: Te këmba e djathtë jam e vrarë dhe këtu (tregon duart). Nuk e di, kam qenë në gjumë dhe vetëm kur i pashë të gjithë njerëzit duke bërtitur. Kisha një njeri sipër meje që thërriste për ndihmë dhe s’e di si kanë dalë njerëzit, vetëm kam parë që pas koke kisha xhamin e hapur dhe kërceva. Më shumë nuk di.Tym i zi si të shpërthente bomba. Të gjithë ishim në gjumë, ishte ora dy e natës. Të thirrurat e fëmijëve, se kishte shumë fëmijë.

Pasagjeri: Kishim pjesën e majtë nga korridori i autobusit dhe e shihja kur shkoi në pjesën e djathtë drejt bankinës, por nuk mundja të nxirrja zë, asgjë. Vetëm kur ia mëshoi bankinës dhe pati një krismë të madhe. Kisha kapur të fejuarën, nisi të dilte tym i zi, autobusi pas 20 metrave u ndal. Njerëzit thërrisnin, lëshonin piskama, u bë gjithë tym. Me çekiç theva xhamin, zbrita unë i pari, zbritën tetë persona të tjerë, pastaj nusja. Ajo nuk mundej të ecte, e mora në krahë, e çova për rreth 150 metra më larg autostradës se mendoja që do shpërthente autobusi. E lashë atje, nuk më vinte asnjë zë, veç dëgjoja këta personat duke bërtitur. Pastaj, një kamion në pjesën tjetër u ndal shumë larg se nuk kishte shumë trafik.

Sot, hetuesit kanë shpjeguar edhe shkakun pse ishte e pamundur dalja e pasagjerëve nga dyert e autobusit. Dera e përparme po digjej, ndërsa dera e pasme ishte e bllokuar nga një prej parmakëve të rrugës.

/a.r

Next Post
Marrëveshja në Kuvend, Çuçi: Pika të përbashkëta kufitare mes Shqipërisë dhe RMV

Marrëveshja në Kuvend, Çuçi: Pika të përbashkëta kufitare mes Shqipërisë dhe RMV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksistët hidhen në protestë, paralajmërojnë përshkallëzim nëse nuk marrin përgjigje nga institucionet! Ja çfarë kërkojnë

Taksistët hidhen në protestë, paralajmërojnë përshkallëzim nëse nuk marrin përgjigje nga institucionet! Ja çfarë kërkojnë

November 16, 2026
Moti i keq/ Shtrëngatat e shiut shkaktojnë probleme në Kukës e Tropojë, dëmtime në urën e Mërturit dhe rrëshqitje gurësh në rrugë!

Moti i keq/ Shtrëngatat e shiut shkaktojnë probleme në Kukës e Tropojë, dëmtime në urën e Mërturit dhe rrëshqitje gurësh në rrugë!

November 16, 2026
Burnham përjashton ribashkimin me BE-në para zgjedhjeve të ardhshme, por kërkon lidhje më të ngushta

Një dekadë pas “Brexit”, kryeministri Burnham pranon humbjet dhe rihap debatin për kthimin e Britanisë në gjirin e BE-së!

November 16, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Pak ditë pas humbjes së zgjedhjeve, Aleksandër Vuçiç kallëzohet penalisht, akuzohet për rrezikim të rendit kushtetues!

November 16, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për proces Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij!

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për proces Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij!

November 16, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse kemi ndër çmimet më të lira të energjisë për biznesin?

November 16, 2026
“Procesi i integrimit i bazuar në meritë”- Rama: BE na torturon, vendi më i sofistikuar i diktaturës! Për fat të mirë…

“Procesi i integrimit i bazuar në meritë”- Rama: BE na torturon, vendi më i sofistikuar i diktaturës! Për fat të mirë…

November 16, 2026
“S’do t’i kthehem kohës së poshtërimit”- Rama kritikon BE: Politika e Unionit shpesh na ka zhgënjyer! Europa të gjejë momentin e Helmut Kohl

“S’do t’i kthehem kohës së poshtërimit”- Rama kritikon BE: Politika e Unionit shpesh na ka zhgënjyer! Europa të gjejë momentin e Helmut Kohl

November 16, 2026
“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

Hetimet ndaj deputetes Sara Mila, kreu i SPAK Braho: Nuk jap detaje, është çështje nën hetim!

November 16, 2026
Rindërtimi në zonat e Kombinatit dhe “5 Maji-t”, Qeveria nxjerr 1.8 miliardë lekë! Ja çfarë do ndodhë me banesat e familjeve të prekura nga tërmeti

Rindërtimi në zonat e Kombinatit dhe “5 Maji-t”, Qeveria nxjerr 1.8 miliardë lekë! Ja çfarë do ndodhë me banesat e familjeve të prekura nga tërmeti

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In