• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tym i bardhë në Shkup, mjegull në Athinë

by Java News
12/01/2019 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm disa çaste pasi Parlamenti në Shkup votoi me 81 vota ndryshimet kushtetuese me bazë Marrëveshjen e Prespës, kryeministri grek Alexis Tsipras i ka telefonuar homologut të tij Zoran Zaev, duke e përgëzuar për suksesin e përfundimit të këtij procesi. Pasoi një “cicërimë” e arkitektit të palës greke në këtë marrëveshje, ish ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias, që shkruan në llogarinë e tij: Maqedonia e Veriut, mirëseerdhe në jetën tonë!

Por, ndërsa përqafimet dhe urimet në Shkup kanë mbaruar mbrëmjen e së premtes, që të hyjë në fuqi kjo marrëveshje e rëndësishme duhet të kalojë edhe nga Parlamenti grek, aty ku skena politike po zien në javët e fundit dhe polarizimi ndodhet në pikën kulmore.

“Tym i bardhë në Shkup, mjegull në Athinë”, është titulli karakteristik i “Gazetës së Redaktorëve”, që pasqyron realisht gjendjen, pasi për pak ditë kryeministri grek do të sjellë për miratim marrëveshjen në Parlament, aty ku aleati i tij qeveritar, kreu i partisë “Grekët e pavarur”, Panos Kammenos këmbëngul të mos e votojë atë.

Ndërkohë, Alexis Tsipras thekson se, ai do të vazhdojë të qeverisë edhe me pakicë parlamentare, ndërsa paralajmëron kundërshtarët e tij politikë se, në rast se do të kërkojnë votëbesimin e qeverisë në Parlament, ai ka 151 nga 300 deputetët që do ta mbështesin kabinetin e tij deri në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat ai ripërsërit se do të zhvillohen në tetor.

E ndërsa pritet një takim midis kryeminsitrit Tsipras dhe aleatit të tij Kammenos, ku do të vendoset divorci politik ose bashkëjetesa e mëtejshme deri në zgjedhje, partia qeveritare akuzon opozitën e “Demokracisë së Re” se një zyrtar i lartë i saj ka dërguar mesazhe kërcënimi për çdo deputet konservator që do të votojë pro Marrëveshjes së Prespës./a.meta

Next Post
A është Norvegjia vendi më demokratik në botë

A është Norvegjia vendi më demokratik në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In