• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TVSH zero për importin e jahteve/ Ministri Klosi: Metodë alternative për të shpëtuar turizmin në 2020

by Java News
14/04/2020 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit dhe Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 sqaroi vendimin më të fundit për të zeruar TVSH-në për importuesit e jahteve në Shqipëri.

Klosi tha se ky është një vendim që e ndihmon vendin në kushtet e pandemisë së COVID, që thith turistë elitarë në një kohë që turizmi është në vështirësi. Ai tha se kjo metodë alternative është zgjedhur që të shpëtohet turizmi në 2020.

“Kjo është për ta hapur ekonominë, mund të jetë një nga ato ura për t’i dhënë frymëmarrje turizmit për shkak të koronës, ne duam jo vetëm këtë por edhe të tjera lehtësira. Ishte nevoja të krijonim një biznes të ri, një biznes që mungon. Kërkojmë të regjistrojmë edhe jahte me flamur shqiptar, nuk bëhet fjalë për oligarkët këtu, p r jahte të huaja që duan të marrin flamur shqiptar, pra edhe ne të përfitojmë nga ky turizëm. Është një turizëm që na mungon sot në bregdetin shqiptar”,- tha Klosi.

Ministri shtoi ndër të tjera se: “Këtë e bëjmë që këto jahte të ankorohen në Shqipëri, të marrin shërbim në Shqipëri. Sot ne duam të hapim detin si një alternativë të re, po e diskutojmë me qeveritë e Maltës apo Monakos për të hapur një botë të re, po krijojmë një industri të re elitare, duhet të mendojmë që të sjellim turistë të shtrenjtë, po si? Duhet të bëjmë aeroporte të reja, autorstrada të reja ndërkohë që detin e kemi. Si t’i afrojmë këta turistë elitarë? Kjo është metodë alterantive se si mund të shpëtojmë turizmin në 2020, me qëllim që në 2022 të kapim sërish 2019”.

Por si do të duket një gjë e tillë në sytë e shqiptarëve të thjeshtë dhe të varfër? Drejtuesi i emisionit Sokol Balla e paralelizoi situatën: Njerëzve të thjeshtë i kërkohet të paguajë energjinë elektrike në kohë krize, i kërcënoni se do ju prisni dritat, fasonëve ju thoni mbylleni biznesin po nuk patët punë, ndërsa miliarderët i afroni për t’i bërë taksën zero?

“Kjo po bëhet për të shpëtuar 2020, nga kjo pandemi globale, që turizmi ta ndjejë veten të mbështetur nga qeveria shqiptare, të kuptojë që ka dritë në fund të tunelit. Ky turizëm sjell para, të kemi mundësi të kemi më shumë turizëm elitar”,- tha ministri Klosi.

Next Post
Studimi më i ri/ Zbulohet molekula 3 në 1 që mund ta mposhti COVID-19

Studimi më i ri/ Zbulohet molekula 3 në 1 që mund ta mposhti COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In