• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TVSH tek biznesi i vogël? Ekspertët paralajmërojnë: Do të rriteshin çmimet

by Java News
06/10/2017 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa Kryeministri Edi Rama lajmëroi pardje dje përfshirjen e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së, ekonomistët bëjnë përllogaritjet se çfarë efektesh do të ketë ky proces tek çmimet për konsumatorët fundorë dhe bizneset e fushës. Ekonomistët bashkëpunëtorë të “Monitor” pohojnë se, nëse skema e TVSH-së jetësohet, do të kemi një rritje masive të çmimeve. Rritja e çmimeve do të ishte 20 për qind automatikisht për shërbimet dhe më pak për produktet, të cilat në hallkën e fundit të zinxhirit do të paguajnë vetëm diferencën e çmimit. Por kostoja do të paguhet e gjitha nga konsumatorët, pasi faturimi në TVSH në pakicë do të transferohet në çmime.

Ja si do të funksionojë skema. Në së një produkt hyn në doganë me 100 lekë, menjëherë për këtë produkt do të paguhet TVSH 20 % dhe tarifë doganore nëse ka. Kur ku produkt magazinohet ndaj tij faturohet kosto transporti 10 lekë dhe vlera totale me TVSH shkon 130 lekë. Distributori nga ana e tij, në këtë çmim do të llogarisë 20 lekë kosto operacionale dhe 20 lekë fitim. Në total çmimi i produktit shkon në 170 lekë.

Më pas kur ky produkt nga distributori shkon tek pika e pakicës, çmimi i produktit do të llogaritet çmim final plus TVSH (17 leke + TVSH 20% që në këtë rast është 34 lekë). Duke qenë se TVSH është paguar njëherë në në doganë, distributori do t’i paguajë TVSH shtetit diferencën 34 lekë minus 20 lekë që ka paguar në doganë, pra 14 lekë. Në këtë mënyrë do të funksionojë edhe pakica. Deri më tani TVSH nuk aplikohej në shkallën e fundit.

Tani vlera e produktit nga distributori tek pika e pakicës shënon 210 lekë. Duke i shtuar koston dhe fitimin prej 30 lekësh që do të ketë ambulanti, i bie që çmimi ndaj konsumatorit të jetë 240 lekë plus TVSH. TVSH në këtë rast është 48 lekë. TVSH që i paguhet shtetit nga biznesi i vogël është 48 lekë minus 34 lekë, pra 14 lekë.
Ekspertët pohojnë se përfshirja në TVSH do të rrisë çmimet për të gjithë produktet dhe shërbimet deri në 20 për qind. Por kjo rrezikon të nxjerrë nga tregu gati 80 për qind të bizneseve, të vogla të cilat nuk do të mund të përballojnë konkurrencën nga qendrat tregtarë dhe supermaketet që tashmë shesin me TVSH.

Përfshirja e tyre në TVSH do të bëjë që shumë nga këto biznese të kalojnë pragun e xhiros, dhe ky është një shkak tjetër që ata të paguajnë tatimin mbi fitimin.
Ky vendim i qeverisë mund të krijonte një konfuzion të ri në mesin e bizneseve të vogla, të cilat kanë një nivel të pamjaftueshëm njohurish dhe burimesh njerëzore për t’u përfshirë në TVSH. Përdorimi i sistemit të TVSH-së nuk presupozon vetëm prerjen e faturave të formatit të posaçëm, por edhe përdorimin e kontabilistëve, që për bizneset e vogla do të përbënte një kosto të shtuar. Sa më shpejt të kërkohet futja e biznesit të vogël në sistemin në fjalë, aq më i madh do të ishte konfuzioni.

Ekspertët pohojnë se gjithashtu skema ka kosto shtesë në aktivitetin e bizneseve të vogla pasi ato do të duhet të paguajnë ekonomistët më shumë për mbajtjen e llogarive të tyre. Një biznesi do t’i kushtojë së paku 10-15 mijë lekë në muaj për mbajtjen e llogarive, nga 5 mijë lekë që ishte aktualisht. Kjo reformë shpjegojnë ekonomistët rrezikon te nxjerrë nga tregu 80 për qind të bizneseve të vogla. Kjo hallkë e biznesit ka shumë rëndësi në vetëpunësim duke qenë se mbulon 36% në strukturën e punësimit në vend.

Përjashtimi i biznesit të vogël nga sistemi i TVSH-së parashikohet në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, që është një nga taksat më të rëndësishme të sistemit fiskal në Shqipëri. Kufiri i ndarjes së biznesit të vogël nga i madhi duhet të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Kjo është bërë që në vitin 1998, duke caktuar nivelin e 5 milionë lekëve dhe pas kësaj kufiri nuk është ndryshuar më./shqiptarja

a.ç

Next Post
EMRAT/ Këta janë deputetët dhe intelektualet e torturuar gjatë komunizmit

EMRAT/ Këta janë deputetët dhe intelektualet e torturuar gjatë komunizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

June 20, 2026
Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

June 20, 2026
Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In