Gazetari dhe drejtuesi i mirënjohur i emisionit politik “Opinion”, Blendi Fevziu do të vijojë të jetë pjesë e familjes së Televizionit Klan.
Pjesë e këtij televizioni prej më shumë se 20 vjetësh, Blendi Fevziu ka shuar çdo dyshim dhe konfirmohet se do të qëndrojë në Televizionin Klan minimalisht edhe për 5 vitet e ardhshme.
Në më shumë se 20 vjet, në Opinion janë zhvilluar rreth 2.600 emisione, me mbi 9.600 të ftuar.
“Karriera mbi 20-vjeçare e Blendit Fevziut me emisionin “Opinion” është e lidhur ngushtësisht me historinë dhe suksesin e Televizionit Klan“, shkruan televizioni
a.ç










