• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sqarohet ‘tymnaja’ për kampin e ISIS, Qeveria: Lajm provokues dhe fantazi

by A R
08/06/2018 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka sqaruar sot pretendimet e mediave dhe Partisë Demokratike se në Shqipëri pritet të hapet një qendër për grumbullimin e ish-militantëve të ISIS.

Në deklaratën e saj, Kryeministria e quan si spekulativ informacionin e përhapur ndërsa thekson se kreu i ekzekutivit bullgar është keqinterpretuar.

Sipas Qeverisë Shqiptare, bëhet fjalë vetëm për krijimin e një qendre që do të koordinojë luftën kundër ekstremizmit.

Po sot, mbi bazën e lajmeve të përhapura, kanë reaguar edhe Lulzim Basha e Fatmir Mediu, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend që nuk ka potencial për diçka të tillë dhe si një veprim të rrezikshëm.

Por qeveria bën sqarimin e mëposhtëm:

Duke venë re se disa lajme të rreme me karakter provokues dhe politike, spekulojnë haptazi mbi një gjoja qendër për grumbullimin e ish-militantëve të ISIS-it në Shqipëri, këshilltari i Sigurisë i Kryeministrit, Sander Lleshi, bën me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese, plani apo mundësie për diçka të tillë.

Këto opinione që i referohen një fraze të përdorur nga Kryeministri Borissov, janë krejt pa lidhje me subjektin të cilit shefi i qeverisë bullgare iu referua në prononcimin e tij.

Bëhet thjesht fjalë për Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që ishte edhe organizatorja e konferencës ndërkombëtare të para pak ditëve, ku mori pjese edhe Kryeministri i Bullgarisë.

Shqipëria ka propozuar kthimin e kësaj qendre në një qendër rajonale, për të kryer analiza, vlerësime, studime, shkëmbim informacioni, si edhe programe të përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Por kjo qendër as nuk është, as nuk mund të jetë dhe as nuk i ka shkuar kurrkujt në mendje që të kthehet në një repart grumbullimi të ish-militantëve të ISIS-it.

Jo vetëm sepse askush dhe asnjëherë nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, po edhe sepse kjo fantazi nuk ka asgjëkund lidhje me misionin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe me projektin tonë për rajonalizimin e saj.

/b.d

Next Post
VIDEO/ Futbollistët e Meksikës festë me 30 prostituta, nudo në pishinë

VIDEO/ Futbollistët e Meksikës festë me 30 prostituta, nudo në pishinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In