TV/Erion Veliaj zbulon planet për një fëmijë të dytë: Dashtë Zoti, një vajzë

TIRANE

I ftuar te “Rudina” Erion Veliaj ndau me publikun disa rrëfime nga jeta e tij familjare, madje zbuloi edhe planin që ka për një fëmijë tjetër.

“Kemi në plan që kur Kajan të mbushë 2 vjeç, ne të nisim një fëmijë tjetër” – tha Veliaj duke shtuar se, pavarësisht jetës dinamike, një planifikim për të shtuar familjen nuk bën keq, përkundrazi.

“Nuk donim që të fillonim një fëmijë të dytë dhe të mos i kushtonim Kajanit vëmendjen e duhur, por kemi dëshirë që edhe diferenca të mos jetë shumë e madhe. Pasi Kajan të mbushë 2 vjeç, ne do të mendojmë për një vajzë…. Çfarëdo që të jetë, por meqenëse Ajola ka shumë dëshirë të ketë një vajzë, dashtë Zoti ta kemi një”,– tha kreu i bashkisë së Tiranës.

Kajan, më 6 tetor feston ditëlindjen e tij të dytë: “Është një bekim i madh, por shumë i lëvizur”, – thotë për të birin Veliaj. Megjithatë, shton se dëshira më e madhe e tij, si një baba i ri, është të mos e humbasë kohën cilësore që duhet të kalojë pranë të birit dhe familjes, me gjithë natyrën dhe fluskin e punës që ka.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.