Skuadra e Benficas ka shkaktuar skandal, duke prezantuar në TV e saj klubet më të korruptuara në botë.
Ky lajm është duke bërë bujë të madhe në mediat botërore, pasi në listë janë disa skuadra të mëdha evropiane, përfshirë edhe një skuadër shqiptare.
Sipas Benficas skuadra më e korruptuar në botë është Marseille, e ndjekur nga Juventus, ndërsa top pesëshen e mbyllin Dinamo Berlin dhe Cluj.
Në vendin e gjashtë rendite Milan, e ndjekur nga Fiorentina në vendin e shtatë dhe Tomori në vendin e fundit. Ky publikim pritet t’i shkaktojë shumë probleme skuadrës portugeze, pasi pritet që të gjitha këto skuadra ta dërgojnë këtë rast në gjykata, përgatiti ”Express”. (b.an)