• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tushemishti, fshati i Ollgës, makinave dhe betonit

by
16/08/2015 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tushemishti, fshati i Ollgës, makinave dhe betonit

Është thuajse e pamundur të gjesh një dhomë të lirë fundjavave në fshatin e Tushemishtit. Hotelet të përgjigjen se s’ka vende dhe se duhet telefonuar shumë kohë para udhëtimit, për të gjetur një dhomë. Ky rregull i pashkruar është në fuqi dimër-verë, pa ndonjë ndryshim të madh. Aktualisht fshati ka një numër jo të vogël shtretërish, krahasuar me popullsinë që ka. E kjo e ka një shpjegim. Tushemishti nuk është një fshat si gjithë të tjerët. Ai është fshati-model, nëse kështu do të quanim një lokalitet të largët nga qendrat urbane, ku ke gjithmonë dëshirë të shkosh. Kështu ka qenë në epokën e komunizmit, kur aty hyhej me leje nga dega e brendshme e Pogradecit, kështu është edhe sot, kur Tushemishti është destinacioni i shqiptarëve dhe të huajve, në çdo kohë dhe stinë të vitit.

Megjithatë edhe popullariteti ka të keqen e vet. Prej vitesh Tushemishti nuk i ka shpëtuar njollës gri të ndërtimeve, të cilat tashmë kanë hyrë në zemër të fshatit dhe po rrezikojnë identitetin dhe traditën e tij. Sapo futesh në territorin e fshattit, pa qindra metra larg grumbullit të hoteleve, të cilat kanë më shumë se një dekadë që janë ndërtuar, të bie në sy një bllok i ri ndërtimesh katër-katëshe, ende të papërfunduara, të cilat të kujtojnë se nuk po hyn në një fshat, por në hibridin e rradhës prej betoni, nga ata që ke parë shumë në rrugën nga Tirana në Pogradec. Ai grumbull godinash që kanë mbirë ndanë rrugës për në fshat, është paralajmërimi i parë se brenda do të gjesh të tjera ndërtime. A mund të jetë ndryshe në epokën e mbretërimit të betonit? Sapo futesh në fshat, një pallat që “gabimisht” e kanë quajtur vilë, të del para në hyrje të rrugës që të çon tek pellgu ku Ollga, zonja nga qyteti, lagte këmbët, ndërsa bënte batuta me të rinjtë e kohës. Një rrugicë e rregulluar për bukuri të çon tek qendra e vjetër e fshatit, por rrugës, në vend të gomerëve dhe biçikletave, për të cilat flet zonja Ollga në film, rrugën ta vështirësojnë një varg makinash që futen deri në zemër të kalldrëmit të fshatit. Aq sa qendra e fshatit i  ngjan një parkingu, prej ku është vështirë të dallohet statuja e aktores së famshme buzë burimit me ujë të ftohtë.

Hapja ndaj botës, trafiku i rënduar dhe ndërtimet banale prej betoni, po i sjellin të ardhura Tushemishtit. Por po e banalizojnë dhe po e bjerrin natyrën e tij ekskluzive, qetësinë dhe pastërtinë me të cilën krenohet. Nëse ky destinacion unik në Shqipëri, do të vazhdonte të pësonte dhunën e botës moderne,e  cila vjen aty për pak orë dhe ikën, Tushemishti do të ishte një fshat si të tjerët, jo një strehë e papërsëritshme qetësie dhe prehjeje.

20150815_19400520150815_193533

Next Post

Sot të gjithë sytë nga derbi anglez, luhet Manchester City-Chelsea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com