• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tusha dhe Vllasalliu me “Këngë të paharruara” sot në Pallatin e Kongreseve

by
09/06/2015 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Këngë të paharruara” titullohet koncerti i këngëtarëve të njohur Kastriot Tusha dhe Sinan Vllasaliu, që do të shfaqet sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në koncertin, i cili ka për qëllim përçimin e kësaj fryme muzikore tek brezi i ri, këngëtarët Tusha dhe Vllasalliu do të performojnë këngë me tekst dhe muzikë origjinale të autorëve: Isuf Myzyri, Artist i popullit, Mustafa Bodini, Muharrem Gurra, Qamili i Vogël (Muhaxhiri).

Drejtori artisitk i koncertit dhe violinist është Zeqir Sulkuqi, në fizrmonikë Sopot Serica, klarinetë fizarmonikë, Arben Topalli klarinetë, orkestrimi: Klement Marku, shoqëron: Orkestra Popullore e Qytetit të Elbasanit “Isuf Myzyri” (Artist popullit), grupi i valleve: “Isuf Myzyri”, koreograf: Artan Ibershimi.

Ky koncert vjen pas atij të mbajtur në Prishtinë , ku artdashës të shumtë kosovarë mirëpritën koncertin e artistëve të njohur Tusha dhe Vllasalliu.

Në një konferencë për shtyp, ditën e djeshme, këngëtari Tusha dhe Vllsalliu u shprehën se “për koncertin kemi përzgjedhur këngët më të bukura të Myzyrit, Bodinit, Gurrës dhe Qamilit të Vogël, të cilat janë marrrë nga dorëshkrimet e bashkëkohësve të tyre.

Sipas tyre, këngët të cilat këndohen në të gjitha trojet shqiptare këndohen secili në mënyrën e vet, ne i kemi punuar në mënyrën më origjinale të mundshme.

Këngëtari Tusha tha se qëllimi i koncertit është t’i transmetojmë këtë muzikë brezit të ri, sepse janë këngë të pavdekshme.

“Surpriza të tjera mbrëmjen e sotme janë Orkestra Popullore e Qytetit të Elbasanit “Isuf Myzyri” (Artist popullit), me instrumentistë që kanë më shumë se 35-40 vjet në skenë dhe Grupi i valleve: “Isuf Myzyri” me koreograf: Artan Ibershimi.

Artistët Kastriot Tusha dhe Sinan Vllasaliu do të interpretojnë 16 këngë, 4 për secilin nga autorët e njohur. Koncerti që u mirëprit në Prishtinë e që pritet mbrëmjen e sotme në kryeqytetin shqiptar do të vijojë rrugëtimin e tij edhe në Shkup. ATA

Next Post

Soni Malaj, superseksi me bikini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com