• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqia zgjedh të dielën presidentin e ri, Erdogan e Kiliçdaroglu luftojnë për votat e nacionalistëve

by Java News
27/05/2023 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe rivali kryesor i tij Kemal Kiliçdaroglu e kanë përqendruar vëmendjen tek votuesit që mbështesin partitë e ndryshme nacionaliste, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi po ofron.

Partitë nacionaliste si Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia e Mirë (IYIP), Partia e Fitores (ZP) dhe Partia e Unitetit të Madh (BBP) morën më shumë se 23% të votave në zgjedhjet parlamentare të 14 Majit, gjë që sipas disa ekspertëve i ktheu nacionalistët turq në “fitues te zgjedhjeve”.

“Partitë politike dhe kandidatët që e përkufizojnë veten si nacionalistë arritën të marrin një numër të jashtëzakonshëm votash, që askush nuk mundi ta parashikonte”, tha për Zërin e Amerikës Ismet Akca, ekspert i politikës.

Kemal Can, gazetar dhe komentator veteran në median dixhitale ‘Medyascope’, thotë se më shumë sesa u rritën me vota, nacionalistët, fituan fuqinë për të bërë pazare.

“Si rezultat i këtyre zgjedhjeve, mund të themi se aftësia negociuese e nacionalisteve u rritën, në vend të rritjes numerike të tyre”, thotë zoti Can për Zërin e Amerikës.

Të hënën, kandidati presidencial i aleancës nacionaliste ATA, Sinan Ogan, i cili u rendit i treti në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 14 majit, njoftoi mbështetjen e tij për zotin Erdogan, i cili mori 49.52% të votave në raundin e parë.

Zoti Ogan thotë gjithashtu se kandidatura e tij, i bëri nacionalistët turq lojtarët kryesorë në zgjedhje. Ai tha se vendosi të mbështesë zotin Erdogan, pasi partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe Aleanca Popullore, gëzojnë shumicën në parlament.

Edhe pse zoti Ogan mori 5.2% të votave në raundin e parë, Kemal Can mendon se ai nuk do të jetë në gjendje t’i sigurojë të gjithë këtë mbështetje Presidentit Erdogan.

“Ato nuk janë votat e tij, janë votat e një aleance”, shton zoti Can.

Të mërkurën, Umit Ozdag, kreu i Partisë së Fitores, një parti e ekstremit të djathtë, partia kryesore në aleancën ATA, mbështeti rivalin e zotit Erdogan, Kemal Kilicdaroglu, i cili mori 44.88% të votave në raundin e parë.

Zoti Kilicdaroglu ka ashpërsuar tonet përpara raundit të dytë të zgjedhjeve që mbahet të dielën. Ai është zotuar të kthejë refugjatët sirianë dhe t’i japë fund terrorizmit. Ndërkohë zoti Erdogan ka sugjeruar vazhdimisht për lidhje mes zotit Kilicdaroglu dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Akuza që zoti Kilicdaroglu i ka hedhur poshtë.

Zoti Ozdag dhe zoti Kiliçdaroglu nënshkruan gjithashtu një protokoll prej shtatë pikash të mërkurën mbi parimet e bashkëpunimit mes tyre. Ata janë angazhuar të dëbojnë të gjithë refugjatët, përfshirë 3.6 milionë sirianë që ndodhen në Turqi, brenda një viti si dhe të zëvendësojë kryetarët e zgjedhur të bashkive me administrues të besuar, të caktuar nga shteti, me vendime gjyqësore, në rast se provohen lidhjet e tyre me terrorizmin.

Zoti Akça mendon se protokolli është një sukses për zotin Ozdagun, por ai e vendos zotin Kiliçdaroglu në rrezik që të mos marrë votat kurde, që mori gjatë raundit të pare.

Që nga zgjedhjet lokale të vitit 2019, drejtuesit e të paktën 48 nga 65 bashkitë e fituara nga Partia Demokratike e Popullit, pro-kurde, u zëvendësuan me administrues të besuar, të caktuar nga qeveria, për shkak të akuzave të lidhura me terrorizmin.

Partia e Majtë e Gjelbër pro-kurde (YSP) përsëriti të enjten se në balotazh do të mbështesë opozitën kundër zotit Erdogan, por nuk e përmendi me emër zotin Kilicdaroglu, sikurse bëri në raundin e parë.

Kemal Can thotë se gjatë fushatës së këtij viti, opozita kërkoi votat duke pyetur publikun nëse donte të shihte një ndryshim të drejtimit aktual të vendit. Qeveria nga ana tjetër shtroi pyetjen se kush janë ata që duhet të vendosin nëse do të ketë ndryshim: kurdët apo nacionalistët?

Sipas politologut Akca, nacionalistët në Turqi i shohin refugjatët dhe kurdët si problemin e tyre kryesor.

“Nacionalizmi ekzistues në Turqi ka dy probleme kryesore, dhe njëri është refugjatët. Ne shohim një nacionalizëm të bazuar tek ksenofobia. E dyta janë kurdët. Të mos lejojnë që kurdët dhe lëvizja politike që i përfaqëson ata të bëhen partia kryesore”, thotë zoti Akca për Zërin e Amerikës./VOA

Next Post
Vizita 2-ditore në Itali, Begaj pritet nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve

Vizita 2-ditore në Itali, Begaj pritet nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In