• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Turqia sot në zgjedhje parlamentare, garojnë 20 parti

by
07/06/2015 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 53 milionë e 765 mijë e 231 zgjedhës në Turqi sot kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën  e votës. Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 sipas orës lokale dhe pritet  të mbyllen në orën 17:00 sipas orës lokale për të zgjedhur deputetët e Parlamentit të 25-të të Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Komisionit të Lartë Zgjedhor nuk ka pasur probleme gjatë hapjes së qendrave të votimit këtë mëngjes, duke u hapur në përputhje me ligjin.

Në këto zgjedhje garojnë 20 parti politike, ku mes tyre janë partia në pushtet AK Parti, partitë opozitare CHP dhe MHP si dhe HDP (Partia Kurde) e cila futet për herë të parë në këto zgjedhje si parti.

Në zgjedhje parlamentare në Turqi garojnë 156 deputetë të pavarur.

Për pjesëmarrjen në votime personat të cilët do të shkojnë në kutitë e votimit mund ta ushtrojnë këtë të drejtë me njërin nga këto dokumente identifikimi si me pasaportën, patentën, letërnjoftimin ose një letërnjoftim të lëshuar posaçërisht më vulë të lagur. Ndërkohë personat të cilët nuk do të gjejnë emrat e tyre në listat zgjedhore do të mund të votojnë duke pasur me vete nr personal të ID ose një dokument që të mund të vërtetojë këtë.

Ndërkohë që kodi zgjedhorë ndalon rreptësisht përdorimin e votës nga një person tjetër ose ndihmën e dhënë në dhomën e fshehtë  votimit. Për personat me aftësi të kufizuar apo personat të cilët nuk dinë të shkruajnë ose të lexojnë mund të ketë një shoqërues, por jo tek dhoma e votimit.

Sipas kodit zgjedhor në vend gjatë ditës së zgjedhjeve nga ora 06:00 deri në 24:00 sipas orës lokale në vend nuk lejohet të shitet apo të konsumohet në vende publike.

Përveç personelit të ruajtjes së rendit publik ose atyre që ruajnë vendet e rëndësisë së veçantë nuk lejohet mbajtja apo përdorimi i armëve të zjarrit.

Deri në orën 18:00 nuk lejohet publikimi i asnjë komenti apo përfundimi në lidhje me zgjedhjet. Ndërkohë nga ora 18:00 deri më 21:00 mund të publikohen vetëm lajme apo njoftime nga Komisioni Qendror i Zgjidhjeve. Ndërkohë sipas situatës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Turqisë (YSK) mund të marrë vendim për heqjen e ndalimit të publikimit të përfundimeve të zgjedhjeve edhe para orës 21:00.

Procesi zgjedhor jashtë vendit u organizua në datat 8-31 maj, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit.

Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërsa pragu minimal për një parti politike për të hyrë Parlament është 10 për qind. Për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë ,  minimumi prej 276 mandatesh parlamentare. ATA

Next Post

Meta dhe Haxhinasto përurojnë linjën e tragetit Shëngjin-Brindizi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

February 18, 2026
Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

February 18, 2026
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

February 18, 2026
“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

February 18, 2026
Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

February 18, 2026
Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

February 18, 2026
“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

February 18, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Dosja “Sterilizimi”, GJKKO mbyll shqyrtimin gjyqësor, ja kur do të shpallet vendimi

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In