Aeroplanët luftarakë të Turqisë kanë shkatërruar të paktën 18 rajone të kontrolluara nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në veri të Irakut, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu.
Sulmet e kryera në ditën e shtunë dhe të diel, kanë pasur cak rajonet, Hakurk, Zap, Metina, Gara dhe Avasin-Basyan në veri të Irakut, është cituar të ketë thënë ushtria turke sipas agjencisë Anadolu. Turqia vazhdimisht kryen sulme ajrore kundër caqeve të PKK-së në veri të Irakut, pasi grupi është lokalizuar në malet Qandil. Kjo parti konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Turqia.
Pjesëtarët e PKK-së kanë kryer kryengritje tri-dekadëshe në Turqi, nga të cilat kanë vdekur më shumë se 40,000 persona.
Në muajin janar, Turqia ka nisur një operacion ushtarak në rajonin Afrin të Sirisë për të larguar pjesëtarët e kurdëve në Siri (YPG), nga kufiri jugor.
Turqia e konsideron pjesëtarët e YPG-së, të lidhur me PKK-në.
Mbështetja amerikane për YPG-në, në luftimin e militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik në Siri, ka tensionuar marrëdhëniet në mes të Ankarasë dhe Uashingtonit.
Të dyja vendet janë anëtare të NATO-s.