Pothuajse 28,000 mësues janë shkarkuar nga puna e tyre dhe 9,465 të tjerë janë pezulluar për shkak të lidhjeve të dyshuara me terrorizmin, ka thënë të hënën zëvendëskryeministri turk, Nurettin Canikli.
Duke folur në një mbledhje të kabinetit qeveritar, Canikli ka thënë se hetimet ndaj mësuesve të suspenduar janë ende duke vazhduar, raporton Reuters.
Ai tha se 455 mësues që janë shkarkuar nga puna më parë, janë kthyer nëpër vendet e tyre të punës pas përfundimit të hetimeve, transmeton Koha.net. (b.an)