Turqia, Rusia dhe Irani e kanë arritur një marrëveshje sot për ta formuar një mekanizëm trepartiakësh për mbikëqyrjen e shkeljeve të mundshme të armëpushimit në Siri.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, raporton se ky mekanizëm do të veprojë në mbikëqyrje momentale, si dhe do ta përdorë ndikimin e vet ndaj palëve luftuese për t’i ndalur përleshjet, transmeton Express.
Kjo marrëveshje është vetëm njëri nga disa artikuj për të cilët palët janë pajtuar në një deklaratë, e cila pritet të publikohet sot pasdite, sipas Anadolut, përgatiti “Express”. (b.an)