• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turqia “pushton” Berlinin, Holanda e pret me bilardo

by A M
06/07/2024 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia është befasia e këtij Europiani. Skuadra e Vinçento Montelës do të ketë një mbështetje të jashtëzakonshme në stadium dhe në qytetin e Berlinit. Nuk është më risi sepse dihet që është një nga komunitetet më të mëdha që jetojnë në Gjermani. Në tribunat e “Olimpiastadion” pritet të ketë spektakël, por edhe në fushën e lojës gjithashtu.

BERLINI I KUQ- Turqia duket sikur do ta luajë në Stamboll ndeshjen e sotme kundër Holandës. Berlini është një nga qytetet gjermane më të populluara me qytetarë që kanë origjinë turke, ekzaktësisht 5%. Nëpër rrugët e kryeqytetit gjerman është shumë e lehtë që të gjesh restorante me ushqimet tradicionale të Turqisë, por edhe flamuj dhe simbole të këtij shteti. Një prej rrugëve quhet “Hurturkel”, ndërsa me pak ecje mund të shkosh në zyrat e një klubi emigrantësh turq që e ka emrin Turkiemspor.

FUTBOLL DHE POLITIKË- Futbolli është pjesë integrimit dhe ky Europian është shumë special. Mediat gjermane kanë publikuar një statistikë ku tifozët turq kanë qenë superiorë në stadiumet e Europianit të këtij viti, madje më shumë edhe sesa vetë tifozët gjermanë. Kur Turqia fiton, në qytetet gjermane festohet dhe Montela me të tijtë sigurisht që e kanë një shtysë më të madhe për të vazhduar më tej. “Në Gjermani ndihemi si në shtëpi”, ka thënë Jaziçi. Ky fenomen i ka rrënjët në vitet 60-të kur qeveria gjermane firmosi një akord me Ankaranë zyrtare për të pasur punonjës. Futbollistët aktualë janë nipërit e atij brezi dhe shumë prej tyre kanë lindur në Gjermani si Çalhanoglu, Jildiz, Ayhan, Tosun dhe Ozçan. Ata kanë zgjedhur të luajnë për origjinën e tyre, ndërsa të tjerë si Xhan dhe Gyndoan luajtën për Gjermaninë. Nuk duhet harruar edhe çështja e Mesut Ozil, që për vite me radhë mbajti veshur fanellën e “Pancerave” dhe e mbylli aventurën me polemika. Sipas tij, kur Gjermania humbte Ozil ishte turk, ndërsa kur fitonte ai ishte gjerman.

HOLANDA- Sot Gjermania nuk ka shumë lidhje, rivali është Holanda. Berlini do të jetë i kuq dhe portokalli. Edhe këta të fundit janë një popull shumë krenar dhe duan patjetër që të mundin Turqinë. Pas polemikave që patën me skuadrën për humbjen me Austrinë, por fitorja me Rumaninë shëroi plagët dhe duan patjetër që të sigurojnë gjysmëfinalen. Edhe futbollistët kanë qenë të relaksuar ditën e djeshme dhe shumë prej tyre kanë kaluar kohën e lirë me sporte të tjera. De Vraj me shokë kanë luajtur basketboll, ndërsa Dumfris bilardo. Është një metodë që funksionoi herën e parë.

Next Post
Deputeti shqiptar në Kuvendin serb thirrje Vuçiç: Të respektohen pakicat kombëtare

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb thirrje Vuçiç: Të respektohen pakicat kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In